1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tiranë - "Brain gain" për të frenuar " Brain drain"

Financim dhe bursa nga qeveria Berisha për këdo që studion në 10 universitetet më të mira të botës, me qëllim që në përfundim të studimeve të rikthehet në Shqipëri.

default

Universiteti i Tiranës

Në verën e vitit 2003, demokratët e Berishës e patën zgjedhur frenimin e largimit të trurit nga Shqipëria si një nga premtimet më të forta elektorale të zgjedhjeve të atij viti, që i sollën ata në pushtet.

Një vit para përfundimit të mandatit dhe përgatitjes për zgjedhjet parlamentare 2009 qeveria e kryeministrit Berisha publikon strategjine e saj te quajtur ”brain gain” per të luftuar “brain drain”. Në një takim që vetë Berisha zhvilloi dje, në Tiranë, më përfaqësues të "Rrjetit të studentëve shqiptarë në botë" ai rrjeshtoi një sërë masash për t'i dhënë fund fenomenit te largimit të trurit nga Shqipëria.

Berisha.jpg

Sali Berisha

“Kemi krijuar sistemin e “Brain Gain”, kemi përcaktuar bonuse për çdo master ekstra universitar, kemi krijuar fondin e ekselencës. Secili prej jush, çdo student shqiptar që do të aplikojë në 19 universitetet më të mira të botës do të ketë bursë nga kjo qeveri” tha kryeministri Berisha, duke iu drejtuar studentëve që studiojnë jashtë vendit dhe synojnë të mbrojnë tituj shkencore dhe të kryejnë studime pas universitare.” Shumica e këtyre studentëve studiojnë në Universitetet e BE dhe te SHBA.

Largimi i elitës intelektuale

Fenomeni i largimit të trurit nga Shqipëria përfshiu në 15 vitet e fundit elitën intelektuale, pikërisht atë që në çdo vend të botës jep impulsin e zhvillimeve cilësore dhe projekton të ardhmen. Brezat e kësaj elite, të krijuar gjatë regjimit të kaluar emigruan në kërkim të një jete më të mirë. Një pjesë arriti të aplikojë dijet dhe njohuritë në universitetet dhe institucionet shkencore te Perëndimit, pjesa tjetër u detyrua të bëje punë të rëndomta për të mbijetuar. Sot të rinjtë dhe të rejat e talentuara, që studiojnë në universitetet e perëndimit mbeten, për fat të keq, pasuri e universiteteve ku ata formohen dhe mbrojnë gradat shkencore. Vendi i origjinës, Shqipëria mbetet në nostalgjinë e kujtimeve dhe të një dëshire të vakët se një ditë edhe mund të kthehen për të qenë pjesë e jetës akademike dhe shkencore.

Studenten der Universtität Tirana Albanien

Studentë në Tiranë

750 mijë euro fonde për më të shkëlqyerit

Por qeveria e kryeministrit Berisha synon ta ndryshojë këtë situatë. Berisha: “Brain Drain-it” i kundërvihet tani ”Brain gain” ose mbajtja në Shqipëri e trurit, kapitalit më të çmuar njerëzor. “ Fondi i Ekselencës”, i aplikuar për herë të parë këtë vit përbëhet nga 750 mijë euro për të shkëlqyerit ne rezultate. 25 studente të përzgjedhur nga universitetet e Shqipërisë morën sivjet mbështetje financiare për të kryer studime pasuniversitare në universitetet më të mira të botës. Ky fond është rritur për vitin akademik 2008- 2009 edhe me financime për studentë fitues ne konkurse apo olimpiada ndërkombëtare. Apo botime me nivel të lartë shkencor. Një web site i posacëm, www.braingain@al.com është në dispozicion të çdo studenti që studion jashtë Shqipërisë apo që dëshëron të kryejë studime pasuniversitare.

Ajo për të cilën qeveria Berisha ende nuk u ka bërë oferta tërheqëse për te talentuarit që kryejnë studimet jashtë Shqipërisë dhe fitojnë grada shkencore është niveli i pagës. Brezi i prindërve të atyre që janë sot 20 vjeçarë e la Shqipërinë për një pagë më të mirë dhe jetë dinjitoze. A do t'ua sigurojë qeveria Berisha fëmijëve të tyre këtë page që ata pas studimeve në Perëndim dhe marrjes së gradave shkencore te rikthehen në atdhe? Kur kjo të ndodhë strategjia" Brain gain" do të jetë efikase .



  • Data 02.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F9AN
  • Data 02.09.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F9AN