1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Timoshenko u drejtohet demonstruesve nё Maidan - Janukovici largohet nga Kievi

Julia Timoshenko demonstruesve nё Maidan: "Qёndroni derisa tё zgjidhen politikanёt qё meritojnё besimin tuaj." Ndёrkohё parlamenti nё Kiev shkarkoi presidentin Janukoviҫ, i cili ёshtё larguar tashmё nga Kievi.

Drejtuesja e opozitёs nё Ukrainё, Julia Timoschenko, u lirua dy vjet e gjysmё pas dёnimit me burgim. Mё pas ajo udhёtoi pёr nё Kiev, ku iu drejtua me njё fjalim demonstruesve nё sheshin Maidan, duke u tёrhequr vёmendjen, qё tё mos largohen para kohe nga protesta. "Ju duhet tё qёndroni, derisa tё zgjidhen politikanёt, qё meritojnё besimin tuaj....Lufta nuk ka mbaruar - luftoni deri nё fund", u bёri thirrje Julia Timoshenko simpatizantёve tё saj nё sheshin Maidan. Ajo deklaroi mё tej, se presidenti i shkarkuar Janukoviҫ duhet tё vijё nё Maidan, ku zhvillohen protetstat.

Udhёheqёsja e opozitёs Timoshenko u prit me entuziazёm tё madh nё sheshin Maidan nё Kiev. Dhjetra mijёra vetё brohoritёn ardhjen e ish-kryeministres. "Fjalёt e para tё saj plot emocion ishin: "Nderim herojve". Pas kёsaj asaj iu mek zёri dhe i rodhёn lotёt. Politikania e sёmurё nga shtylla kurrizore qёndron nё karrocёn e invalidit.

Julia Timoshenko shprehu besimin, se Ukraina shumё shpejt do tё hyjё nё BE. Kjo do tё ndryshojё gjithҫka, tha ajo. Njёkohёsisht nisur nga numri i tё vrarёve nё demonstratat nё Kiev ajo kёrkoi dёnimin e autorёve. Timoshenko me tё mbёrritur nё Kiev bёri thirrje tё nderohen njerёzit, qё dhanё jetёn pёr Ukrainёn e lirё.

Presidenti i Parlamentit tё BE-sё Martin Schulz lirimin e Timoshenkos e vlerёsoi si njё "moment historik pёr Ukrainёn dhe Evropёn". Shpallja e zgjedhjeve presidenciale mё 25 maj ёshtё e rёndёsishme pёr vendin, deklaroi Schulz nё Bruksel.

Presidenti ukrainas Janukoviҫ i cilёsoi zhvillimet nё vendin e tij si njё grusht shteti. Nё njё intervistё pёr televizionin ukrainas UBR ai u tregua i paepur dhe i cilёsoi kundёrshtarёt e tij si kriminelё. Ai nuk do tё tёrhiqet dhe tani pёr tani do tё qёndrojё nё Lindje tё vendit, tha presidenti nё intervistёn televizive, gjatё sё cilёs si vendqёndrimi paraqitej qyteti Ҫarkov.