1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Timoshenko: të shtyhen zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

Ka javë që Ukraina është e paralizuar politikisht. Përmes një apeli dramatik, kryeministrja Timoshenko kërkoi nga presidenti Jushçenko të shtyjë zgjedhjet e reja.

default

Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko.

Porosia e kryeministres Julia Timoshenko ishte e qartë: vetëm nëse mënjanohen zënkat politike Ukraina mund të menaxhojë krizën financiare. Në një fjalim drejtuar kombit ajo u bëri thirrje grupeve të parlamentit të shpërndarë që të mblidhen gjatë ditës në një mbledhje të jashtëzakonshme.


"Grupimet parlamentare duhet të takohen për të krijuar një koalicion për mbrojtjen e vendit kundër krizës globale financiare. Unë propozoj që ky koalicion të krijoj një qeveri e cila do të ishte në të vërtetë në gjendje të mbroj Ukrainën nga kriza financiare", tha Timoshenko.


Se sa serioze është gjendja mund të kuptohet nga deklarata e një shoqate me ndikim të ndërrmarrjeve për prodhimin e metalit. Në të thuhet se ata janë të detyruar që të përjashtojnë nga puna një të tretën e punëtorëve, në rastin më të keq bëhet fjalë për gjithsej 20 mijë veta. Si pasojë e gjendjes së krijuar ekonomike nuk mund të paguhen më as pagat. Edhe ndërrmarrje të tjera të rëndësishme të sektorit të përpunimit të metaleve kanë paralajmëruar shkurtime të vendeve të punës, shkurtime pagash dhe dërgimin e punëtorëve në pushim pa pagesë.


Qeveria në Ukrainë shpreson që me ndihmën e një kredie miliardëshe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të menaxhoj krizën financiare në vend. Megjithatë dhënja e kredisë është kushtëzuar nga FMN-ja. Ministrat po punojnë pandërprerë në përpilimin e planeve përkatëse të krizës. Ato tani duhet të diskutohen në një mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare. Andaj në rrethanat e krijuara sipas Timoshenkos nuk shkojnë zgjedhjet e shtrenjta të parakoshme parlamentare.


Timoshenko është e vendosur që me të gjitha mënyrat të bindë presidentin e vendit që të heqë dorë nga zgjedhjet e parakohshme. Me këtë rast ajo publikisht përdor herë kërcënimet e herë lutjet:


"Jam e bindur që me 7 dhjetor nuk do të ketë zgjedhje. Ndoshta deputetët e grupit tim parlamentar kanë qenë shumë aktivë nëpër gjykata dhe në Komision Qendror Zgjedhor. Andaj unë ju kërkoj falje".


Deputetët kanë ngritur bllokada për të protestuar kundër zgjedhjeve të reja të parakohshme. Presidenti Jushçenko ndodhet tani para një dileme: nëse ai nuk ndryshon qëndrimin për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak se e drejta ligjore është në anën e tij ai rrezikon që vendi të futet në krizë të rëndë financiare dhe me këtë edhe populli të kthehet kundër tij.

  • Data 20.10.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fdcl
  • Data 20.10.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fdcl