1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"TIME" e zgjedh Merkelin "Personin e vitit 2015"

Kancelarja gjermane është personaliteti drejtues më i fuqishëm i Evropës, vlerëson revista e SHBA. Numrin 2 të listës së "Time" e zë kalifi i vetëemëruar i terroristëve, al-Bagdadi.

"Kancelare e një bote të re", e quan revista Angela Merkelin në nderimin që i bën. Në krizat aktuale ajo ka treguar aftësi drejtuese, e argumenton vendimin e saj revista. 61 vjeçarja është angazhuar në luftë kundër falimentimit të Greqisë, krizës së refugjatëve dhe pas atentate terroriste të Parisit, shkruan revista. "Te Merkeli bashkësundoi një kod tjetër vlerash - njerëzorja, mirësia, toleranca, për të treguar si mund të përdoret fuqia e madhe e Gjermanisë për të shpëtuar, dhe jo për të shkatërruar. Rrallë mund të shohësh një udhëheqës gjatë procesit të zhveshjes nga një identitet i vjetër dhe i mundimshëm nacional". Edhe sjellja e saj në konfliktin e Ukrainës me Rusinë është karakterizuese për kancelaren, veçon revista.

"Mund të jesh dakord me të apo jo. Por ajo nuk zgjedh rrugën e lehtë," shkroi kryeredaktorja Nancy Gibbs. "Për faktin, sepse ajo kërkon nga vendi i saj më shumë se çdo të guxonin të kërkonin shumica e politikanëve, për angazhimin e saj kundër tiranisë dhe oportunizmit dhe për qendrimin e saj dinjitoz moral në një botë, ku kjo mungon, "Time" e zgjedh Merkelin personalitet të vitit."

Numrin dy në listën e klasifikimit të "Time" e zë i vetëemëruari Kalif i organizatës terroriste "Shteti Islamik" Abu Bakr al-Bagdadi. Pas tij vjen miliarderi Donald Trump, i cili konkuron për të vënë kandidaturën si President i SHBA për Republikanët si dhe fushata e të drejtave të njeriut të SHBA, "Black Lives Matter".

Me titullin "Person i vitit" revista zgjedh çdo vit njerëz që për mendimin e redaksisë e kanë ndryshuar botën më shumë atë vit. Titulli "Person i vitit" jepet çdo vit që në vitin 1927. Merkeli është që prej gati 30 vjetësh femra e parë, që nderohet me këtë titull. Dhe nga të gjithë të zgjedhurit ajo është e katërta grua që e merr çmimin, siç veçoi vetë revista. Gjermani i fundit që i nderuar me këtë titull ishte Willy Brandt në vitin 1970.