1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tillerson: Marrёdhёniet me Rusinё nё njё "pikё kritike"

Siria, Koreja e Veriut, Ukraina: pas takimit nё Moskё ministri i Jashtёm i SHBA-sё Rex Tillerson dhe homologu i tij Sergej Lavrov sinjalizuan gatishmёri pёr dialog. Megjithatё mosmarrёveshjet janё tё mёdha.

Pas njё bisede dyorёshe bilanci rezulton i vakur: ka "pak besim" mes SHBA-sё dhe Rusisё, tha Tillerson nё njё konferencё shtypi pas takimit. Sipas tij  marrёdhёniet ndodhen nё njё "pikё kritike". Tani ёshtё e rёndёsishme, qё tё stabilizohen raportet. "Dy fuqitё e mёdha atomike nuk mund tё kenё marrёdhёnie tё tilla", vuri nё dukje kreu i diplomacisё sё SHBA-sё.

Pavarёsisht shumё mosmarrёveshjeve lidhur me temat qendrore ka pozione tё pёrbashkёta."Ne besojmё tё dy nё njё Siri tё paqtё dhe tё bashkuar", theksoi ministri i Jashtёm i SHBA-sё. Edhe sa i pёrket kёrkesёs pёr njё ҁarmatim atomik nё Korenё e Veriut tё dy vendet janё tё njё mendimi. Lavrov nga ana e tij theksoi, se Rusia "pavarёsisht problemeve ёshtё e hapur pёr dialog" me SHBA-nё. Tё dyja palёt e kanё theksuar "qёllimin e pёrbashkёt", "qё tё luftojnё pa kompromis kundёr terrorizmit ndёrkombёtar".

Aspak unanimitet lidhur me qendrimin ndaj Assad

Lavrov vuri nё dukje gjithashtu gatishmёrinё e presidentit Vladimir Putin, pёr rifillimin e bashkёpunimit me SHBA-nё nё hapёsirёn ajrore siriane. Pas sulmit tё SHBA-sё ndaj njё baze tё aviacionit ushtarak sirian tё pemten (07.04), Rusia e pezulloi marrёveshjen, sipas sё cilёs tё dyja vendet duhet tё informojnё reciprokisht njeri-tjetrin pёr lёvizjet e tyre ajrore.

Ministrat e jashtёm nuk ishin dakord as lidhur me qendrimin ndaj presidentit tё Sirisё Bashar al-Assad. Ndёrsa Tillerson iu pёrmbajt pozicionit tё tij, qё sulmi i supozuar me gaz toksik ndaj qytetit sirian Chan Scheichun ёshtё planifikuar, urdhёruar dhe ekzekutuar prej "qeverisё siriane", homologu i tij rus kёrkoi njё "hetim tё pavarur" tё sulmit.  Tillerson tha se nё tё kaluarёn qeveria siriane i ka pёrdorur "mё shumё se 50 herё" armёt kimike.

"Mendimi ynё ёshtё i qartё, qё duhet t'i jepet fund sundimit tё familjes Assad", theksoi Tillerson. Rusia si njё aleate e ngushtё e Sirisё ka njё rol tё veҁantё, qё t'ia bёjё tё qartё kёtё familjes Assad, tha ministri  i Jashtёm i SHBA-sё. Por ai nuk e pёrcaktoi se nё ҁ'moment tё njё zgjidhjeje politike duhet tё bёhet kjo lamtumirё nga pushteti. Qendrimi i Assadit nё krye tё shtetit nuk pranohet as nё Siri dhe as nё botё.

hk/qu (rtr, dpa)