1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

TI: Sektori juridik më i korruptuari në Ballkan

Korrupsioni është rritur në tre vitet e fundit. Ky është rezultati i barometrit global per korrupsionin publikuar sot nga Transparency International. Po si është situata në vendet e Ballkanit Perendimor?

default

Transparency International aktiv edhe në BP.

Barometri global i korrupsionit 2010, studimi më i madh që bën Transparency International për korrupsionin reflekton opinionin e njerëzve të thjeshtë. 91.000 vetë në të gjithë botën, qytetarë të zakonshëm dhe jo ekspertë në ndryshim nga indeksi i korrupsionit i publikuar muaj më parë, janë pyetur se si e perceptojnë ata korrupsionin, nëse iu është dashur të paguajnë për një shërbim të caktuar, apo cilët shohin ata si sektorët më të korruptuar në vendet përkatëse.

Shqipëria jashtë barometrit

Studimi është bërë edhe në Bosnjë-Hercergovinë, Serbi, Kroaci, Maqedoni, Kosovë e Turqi. Shqipëria nuk është përfshirë këtë vit në barometrin e korrupsionit 2010 të TI, për shkak të pamundësisë së realizimit aty të pyetësorit nga "Gallup International", i ngarkuar me anketimin nga TI.

Transparency International Miklos Marschall

Miklos Marshall

Lidhur me rezultatet e barometrit për vitin 2010 për vendet e Evropës Juglindore, drejtori i drejtorisë rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë në Transparency International me qendër në Berlin, Miklosh Marschall thotë: "Ka lajme të mira dhe të këqija. Më lejoni të filloj me lajmet e këqija. Në perceptimin global më shumë se 60% e të pyeturve thonë se korrupsioni është rritur. Në vendet e Ballkanit Perëndimor plus Turqia përceptimi është pak a shumë i njëjtë. 57% e të pyeturve në vendet e Ballkanit Perëndimor kanë thënë se korrupsioni është rritur në tre vitet e fundit. Lajmi i mirë është se njerëzit janë më të gatshëm për t'u ngritur kundër këtij fenomeni."

Sa mund të ndikojmë ne vet në ndryshimin e gjendjes?

Një nga pyetjet drejtuar qytetarëve në vende të ndryshme të botës lidhur me korrupsionin ishte nëse ata si individë besonin se njerëzit vetë mund të ndryshonin situatën e korrupsionit?

"Në këtë pikë vendet e Ballkanit Perëndimor janë më pak optimiste se mesatarja globale. Interesante është se në Kosovë kjo e dhënë është shumë e lartë. 74% e njerëzve besojnë se ata mund të sjellin ndryshimin në luftimin e korrupsionit. Ndërsa në Serbi përqindja është shumë e ulët. Aty njerëzit janë më pak optimistë, rreth 40% besojnë në të", përgjigjet Marschall.


Sektorët më të korruptuar

Symbolbild Korruption Geldscheine Euro

Një nga pikat ku barometri mat korrupsionin global ka qenë edhe perceptimi për sektorët më të korruptuar. Në nivel global njerëzit kanë vlerësuar si sektorin më të korruptuar atë të partive politike. Në këtë pikë ka një ndryshim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Po qe se shikoni vendet e BP, sigurisht partitë politike janë konsideruar të korruptuara, ky perceptim është i tillë edhe në Kosovë, por një karakteristikë e rajonit në këtë barometër është se aty si sektori më i korruptuar konsiderohet ai juridik. Kjo ndryshon pak nga perceptimi global, ku sistemi juridik nuk konsiderohet aq i korruptuar si në Ballkan. Edhe sektori i shëndetësisë konsiderohet mjaft i korruptuar në vendet e Ballkanit", thekson ai.

Denoncimi i rasteve të korrupsionit

Por si qëndron çështja me denoncimin e rasteve korrupsionit. Këtu Kosova ka zënë një vend surprizues për TI. "Në Kosovë rreth 91% e të pyeturve, që është një shifër shumë e lartë, thanë se ata do ta raportonin një rast incidenti të korrupsionit. Shifra globale është 71%. Pra lajmi i mirë është se rritja e frustrimit kundër korrupsionit shkon paralel me rritjen e vullnetit për ta denoncuar atë", pohon Marschall.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 09.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QUVR
  • Data 09.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QUVR