1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Thjesht pa vend" - Debatet mbi pasardhësin e mundshëm të Dominique Strauss-Kahn

Edhe pse Dominique Strauss-Kahn, shefi i FMN-së i arrestuar në SHBA është zyrtarisht ende në post, kanë filluar spekulimet për pasardhësin e tij. Evropianët duan që postin e tij ta zerë një evropian.

Logo e FMN

Logo e FMN

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në pranga - këto pamje nuk i kanë pëlqyer aspak, njoftoi Jean Claude Junker pak para mesnatës. Kjo e pikëlloi shumë atë. Ndërsa pyetjen se kush do të jetë pasuesi i Dominique Strauss-Kahn-it ai e refuzoi me zemërim: "Për sa kohë që zoti Shtraus-Kahn nuk ka dhënë dorëheqje, dhe unë nuk sugjeroj që ai ta bëj këtë, unë refuzoj të përgjigjem në këtë pyetje."

Strauss-Kahn i arrestuar në SHBA

Strauss-Kahn i arrestuar në SHBA

Është thjesht skandaloze që disa qeveri kanë filluar tashmë këtë debat, tha Jean Claude Juncker, kreu i Euro-Grupës. Vetëm disa orë më vonë, edhe ministrja e Financave të Austrisë Maria Fekter u pyet nëse Dominique Strauss-Kahn duhet të japë dorëheqjen. "Ju e dini, ky është një rast i drejtësisë. Dhe unë nuk i komentoj çështjet gjyqësore. Por duke marrë parasysh gjendjen e krijuar, faktin që është refuzuar edhe kapari për lirimin e tij atëherë ai duhet të medojë vetë për këtë përndryshe i shkakton dëm institucionit."

Nga kjo kuptohet - dorëheqje për të shmangur dëmet ndaj FMN-së. Për evropianët paraqitet vetëm një problem. Dhe ai u ngrit fillimisht në Berlin nga zëdhënësi i qeverisë Seibert Steffen, i cili foli në emër të kancelares Merkel: "Evropa nuk ka abonim për këtë post drejtues."

Eurogroup President Jean-Claude Juncker addresses the media at the European Commission headquarters in Brussels, Sunday April 11, 2010. Finance ministers of the 16 euro nations met in a video conference to discuss the technical details of a financial aid package for Greece. (AP Photo/Yves Logghe)

Jean-Claude Juncker

Edhe pse në praktikë deri tani në këtë post gjithmonë ka qenë një evropian. Por ky është një ligj i pashkruar. Amerikanët marrin postin e Bankës Botërore, evropianët atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Vendet në ekspansion si Kina, India dhe Brazili i vënë në pikëpyetje këto pretenedime si të thuash automatike. Në qoftë se Strauss-Kahni do të duhej të lironte tani me turp postin e shefit të FMN-së, atëherë në Bruksel druhen se ky post kaq i rëndësishëm mund të humbet komplet nga evropianët. "Nuk e shpresoj këtë", tha ministri belg i Financave Didier Reynders dhe shtoi: "Unë shpresoj që ne në Evropë të arrijmë një konsensus. Tani ne kemi këtë barazpeshë në mes të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Me siguri që në vitet e ardhshme kjo mund të zhvillohet. Por unë mendoj se do të ishte mirë që të preferohet që ne të mbajmë edhe më tutje këtë post", tha ministri belg.

Axel Weber- Kandidati i mundshëm gjerman për shef të FMN

Axel Weber- Kandidati i mundshëm gjerman për shef të FMN

Thomas Mirow, Kandidati i mundshëm gjerman për shef të FMN

Thomas Mirow, Kandidati i mundshëm gjerman për shef të FMN

Steinbrück und Merkel auf Pressekonferenz

Peer Steinbrück, Kandidati i mundshëm gjerman për shef të FMN

Evropianët druhen se një shef i FMN-së nga Kina apo India ndoshta do t'i kushtonte më pak kujdes euros së goditur nga kriza. Në Berlin shpresohet që ky post të zihet nga një gjerman. Meqenëse posti i drejtorit të Bankës Qendrore Evropiane do të zihet nga italiani Mario Draghi, janë shtuar spekullimet që në postin e shefit të FMN-së të zgjidhet një gjerman. Gazetat dhe agjensitë e lajmeve kanë filluar të përmendin edhe emrat e mundshëm për këtë post si për shembull: Axel Weber, i cili tash nuk arriti të bëhet shef i Bankës Qendrore Evropiane, Thomas Mirow, shefi i bankës Evropiane për Rindërtim apo ish ministri gjerman i Financave, Peer Steinbrück.

Autor: Andreas Reuter/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama