1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

„Thjesht e pabesueshme“ - Pelegrinë të entuziazmuar prej meshës së Papës në Nazaret

Papa Benedikti XVI. mbajti më 14 maj në buzë të malit të Nazaretit meshën më të madhe, të udhëtimit të tij tetëditor në Lindjen e Afërt, ku bëri thirrje për bashkëjetesë paqesore mes të krishterëve dhe muslimanëve.

Masa e entuziazmuar prej meshës së Papës në Nazaret.

Masa e entuziazmuar prej meshës së Papës në Nazaret.

Mali i humnerës“ në Nazaret ndodhet buzë një zone industriale. Jo larg ofiçinave të automjeteve dhe sallave të fabrikave, u ngrit altari për meshën e Papës. Benedikti vetë vështronte shpatin e malit, ku ishin mbledhur për meshë rreth 50 000 pelegrinë. Prej një farë largësie, sikur të mos kishin qenë aty ndërtesat industriale, të krijohej përshtypja se këtu ishte krijuar një amfiteater. Meqenëse nuk kishte pemë që bënin hije, pelegrinët e parë, shumë prej të cilëve e kishin nisur rrugën për të ardhur aty që në pesë të mengjezit, u larguan nga mesha më shpejt. Megjithatë ata ishin të entuziazmuar. „E pabesueshme, atmosfera, trompetat dhe gjithçka përreth, bashkësia e njerëzve. Kryepeshkopi i Haifës ka folur aq gjëra të mira për paqen dhe harmoninë. Dhe pastaj edhe Papa. Pra unë nuk jam e krishterë, por hebre. Isha mjaft i emocionuar, e pabesueshme, një përmjetim i shkëlqyer.“

Papa në Nazaret.

Jo larg ofiçinave të automjeteve dhe sallave të fabrikave, u ngrit altari për meshën e Papës në „Malin e humnerës“ në Nazaret.

Kështu ishte edhe përshtypja e një gruaje të moshuar. As ajo nuk është e krishterë. „Ishte me të vertetë shumë bukur. E dini këtu në Nazaret mblidhen rrallë kaq shumë njerëz, të krishterë, muslimanë dhe hebrej. Por me Papën u mblodhën. Kjo në fakt është kryesorja. Ne këtu në Palestinë si kudo në botë jemi të gjithë njerëz. Dhe prandaj ishte kaq bukur.“

Papa Benedikti XVI duke mbajtur meshën në Nazareth.

Papa Benedikti XVI mbajti më 14 maj në buzë të malit të Nazaretit meshën më të madhe, të udhëtimit të tij tetëditor në Lindjen e Afërt.

Papa Benedikt ia arrriti siç duket, që në Vendin e Shenjtë të armiqësuar të bashkonte njerëz të konfesioneve të ndryshme. Ndër ta edhe shumë të rinj. Një 20- vjeçare nga Nazareti: „Kjo është me të vertetë e papërsëritshme në historinë e Nazaretit, që të mblidhen kaq shumë njerëz të të ndryshëm. Vetëm kushtet nuk ishin aq të mira. Ne na u desh të vinim shumë herët në këtë diell kaq të fortë dhe në këto temperatura kaq të larta.“

Pelegrinë që ruhen nga dielli.

Meqenëse nuk kishte pemë që bënin hije, pelegrinët e parë, shumë prej të cilëve e kishin nisur rrugën për të ardhur aty që në pesë të mengjezit, u larguan nga mesha më shpejt.

Nazareti këtë ditë ishte krejtësisht i bllokuar për qarkullimin automobilistik. Rreth 5 000 policë dhe police u kujdesën për sigurinë e Papës. Mbi qytet qarkullonte gjithë kohës një avion vëzhgues. „Mua më ka bërë shumë përshtypje që pashë Papën. Kam qarë me të vërtetë. Dhe më duket se ishte një moment me të vertetë historik. Sa keq për ata që nuk kanë ardhur. Ishte e rëndësishme dhe historike, jo vetëm për predikimet, por edhe se sheh, që ndodh diçka, që ndryshon diçka. Sot nuk kam shkuar në punë, sepse doja të merrja pjesë këtu. Ishte shumë emocionuese për mua, që bëra këtë gjë.“

Këtë të premte Papa përfundon qëndrimin e tij në Izrael ndër të tjera edhe me një vizitë në kishën e varrit në Jerusalem.

Autor: Stefan Troendle / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 15.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hqt8
  • Data 15.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hqt8