1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Themeluesja e xhamisë liberale Seyran Ates akuzon Turqinë

Njëra nga themelueset e xhamisë liberale në Berlin akuzon tërthorazi qeverinë turke si përgjegjëse për kërcënimet me vdekje ndaj saj.

Themeluesja e xhamisë liberale Seyran Ates akuzon tërthorazi qeverinë turke si përgjegjëse për kërcënimet me vdekje ndaj saj. Mediat e afërta me qeverinë turke thonë se xhamia e re "Ibn-Rushd-Goethe-Moschee” e hapur para pak javësh në Berlin, është pjesë e lëvizjes së Fetullah Gülen. Vetë iniciatorja e xhamisë liberale, Seyran Ates shprehet se „kjo krijon pastaj përshtypjet: Gülenistë, terroristë, dhe të jashtë- ligjshëm".

Pas themelimit të xhamisë në qershor kemi marrë kërcënime të hapura me vdekje, tha avokatja Ates. Tani ajo mbrohet gjatë gjithë kohës nga policia. Mediat nuk janë të lejuara të bëjnë tani xhirime në xhami gjatë faljes, për shkak se nga hera e fundit shumë njerëz që kanë qenë prezent janë kërcnuar dhe janë sulmuar në rrugë. Në xhaminë e Berlinit burrat dhe gratë mund të falen bashkë.

Lideri i partisë së Gjelbërt Cem Özdemir akuzon presidentin turk Rexhep Taijp Erdogan për nxitje të frikës mes turqve në Gjermani. Kushtetuta gjermane mbron lirinë e fesë. Qeveria gjermane duhet të ta bëjë këtë të qartë „Sulltanit në Bosfor", tha Özdemir gjatë vizitës së tij në xhami, ku shprehu edhe mbështetjen morale për të.

Kritika të ashpra vijnë edhe nga peshkopi protestant i Berlinit, Markus Droge që thotë: Forma, me të cilën Seyran Ates kërcnohet, fyet dhe diskreditohet, është e papranueshme. Ai është „i tronditur" nga fakti se Seyran Ates është në mbrojtje nga policia për shkak të kërcënimeve. Çdo njeri duhet të ketë të drejtën të predigojë fenë e vet sipas interpretimit të tyre. "Kjo duhet të vlejë edhe për jetën e myslimanëve në Gjermani", kërkon Droge.