1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, kërkohet tani prej Interpolit

Përfshirja e tij në listën e personave të kërkuar nga Interpoli lidhet me një urdhër arresti të Gjykatës së Stokholmit, të lëshuar me datën 20 nëntor. Assange akuzohet për përdhunim dhe dhunë seksuale

default

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange

Meqenëse nuk dihet se ku ndodhet Assange, urdhëri i arrestit u lëshua në mungesë. Në rast se Julian Assange do të arrestohet, atëhere ai do t'u dorëzohet autoriteteve suedeze. Julian Assange e përdori Suedinë si bazë për Wikileaks, sepse aty ka rregulla mjaft të forta për mbrojtjen lirisë së shtypit. Assange shkoi në Stokholm me ftesë të Partisë së Piratëve, e cila i kishte premtuar se në të ardhmen do t'i merrte në mbrojtje serverat e Wikileaks.

Assange akuzohet për dhunë seksuale

Interpol Logo

Interpoli u vjen në ndihmë vendeve në kërkim të shkelësve të ligjit

Më 14 korrik 2010 ai u njoh në Stokholm me dy femrat, që e denoncuan rreth një javë më pas për përdhunim në polici. Më 18 gusht Assange kërkoi leje qëndrimi dhe pune në Suedi. Dy ditë më pas prokuroria Maria Jellstrand lëshoi në bazë të denoncimit të dy femrave urdhër arresti në mungesë. Një ditë më pas prokurorja Ewa Finné e anuloi këtë urdhër. Disa ditë më vonë Assange merret në pyetje nga policia dhe pas kësaj prokurorja Marianne Ny lëshon sërish urdhër arresti. Në protokollin e marrjes në pyetje nga policia Assange kishte thënë se atë natë kishte bërë disa herë seks me njërën prej femrave në fjalë. Ai theksoi se kishte përdorur prezervativë. Njëra prej grave thotë se nuk kishte përdorur prezervativë. Ajo thotë se i kishte refuzuar ndonjëherë përpjekjet e Assanges për t'iu afruar seksualisht, por në një mënyrë të tillë, që nuk kishte qenë tepër e qartë. Prej deponimeve të tilla nuk është e qartë, nëse ato do të jenë të vlefshme për organet e drejtësisë.

Assange e konsideron këtë si fushatë komplotuese kundër tij

Në një intervistë ai tha se nuk e ka të qartë, nëse kemi të bëjmë me një larje hesapesh për arsye personale, apo politike, por se sapo të mbledhë dëshmi dhe materiale për këtë do të dalë sërish në publik.

Autor: Albrecht Breitschuh/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QOPI
  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QOPI