1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Themelohet një rrjet evropian për zbardhjen e krimeve të policive të fshehta komuniste

Rrjetin për zbardhjen e krimeve të policive të fshehta komuniste e themeluan të martën (16.12) në Berlin Gjermania dhe gjashtë vende të tjera të ish -bllokut të Lindjes.

Pjesë nga skedari i Shtazit

Pjesë nga skedari i Shtazit

Vendi, ku u nënshkrua marrëveshja kishte fuqi të madhe simbolike: Mariane Birthler dhe homologët e saj u takuan në Shtëpinë Evropiane në Portën e Brandenburgut. Deri në vitin 1989, pak metra prej këtu ndodhej muri i Berlinit. Për drejtuesen e zyrës së dosjeve të Shtazit (Stasi) gjerman përmbushet një dëshirë e pritur prej kohësh, përpunimi i së kaluarës të diktaturave komuniste në gjithë këto vende. Natyrisht që ka patur kontakte edhe në të kaluarën, por jo bashkëpunim sistematik. Kjo do të ndryshojë me krijimin e rrjetit evropian.

„Njëri prej projekteve tona do të jetë, që ne ose në internet ose në formë të shtypur do të vëmë në dispozicion njëkohësisht informacione për punën tonë në të shtatë vendet. Natyrisht do të zhvillojmë edhe konferenca. Ndoshta do të kemi edhe ndonjë ekspozitë të përbashkët. Do ta shohim."

Plane dhe ide ka, sa të duash. Kushtet e vendeve pjesëmarrëse janë shumë të ndryshme nga njëra- tjera. P.sh. në Çeki që prej mesit të viteve 90-të bëhet zbardhja e krimeve komuniste. Por që t´i shohësh dosjet, lejohet që prej dhjetë muajsh, tregon Miroslav Lehky i zyrës së lustracionit në Pragë. Në dallim nga zyra gjermane, çekët kanë shumë më tepër dosje.

„Jo vetëm Shtazi, por të gjitha organizmat represive të shtetit komunist. Kjo do të thotë shërbimi informativ ushtarak, shërbimi informativ civil, trupat kufitare. Ne i kemi tani të gjitha në dispozicion për t´i analizuar. Dhe natyrisht duam t´i hapim të gjitha.“

Punë për të bërë ka Bullgaria. Punonjësve të zyrës për zbardhjen e së kaluarës u është dashur të luftojnë gjatë për të patur një godinë të vetën. Ndërkohë ata e kanë ndërtesën, ku duhet të krijohet arkivi i ish- shërbimeve sekrete. Qëllimi i drejtuesit të zyrës Evtim Kostadinov, është që të gjithëve t´u jepet mundësia të shohin dosjet.

„Një detyrë e dytë e rëndësishme është t´ia bësh të ditur opinionit emrat e personaliteteve të jetës publike, të cilët në të kaluarën kanë qenë zyrtarisht apo jozyrtarisht punonjës të shërbimeve sekrete.“

Mariane Birthler, e ngarkuara federale për aktet e sigurimit të shtetit të RDGJ

Mariane Birthler, e ngarkuara federale për aktet e sigurimit të shtetit të RDGJ

Me rrjetin evropian Mariane Birthler do të mbështesë edhe iniciativa në vende të tjera ish komuniste, në të cilat nuk bëhet akoma lustracioni sistematik.

„Mund ta merrja me mend, që kooperimi, vetë fakti që ai ekziston dhe që ne jemi prezent në nivel evropian, u jep besim dhe forcë këtyre njerëzve.“

Në radhë të parë ajo e ka fjalën për Slloveninë dhe shtetet Balltike. Të gjithë anëtarë të Bashkimit Evropian. Një Evropë e ribashkuar, e lirë, tha Mariane Birthler, nuk përfytyrohet dot pa një vetëdije për historinë e saj të shumëllojshme, por edhe kontradiktore.


iv (AUD)

  • Data 17.12.2008
  • Autor Marsel Fyrstenau/ Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GI0b
  • Data 17.12.2008
  • Autor Marsel Fyrstenau/ Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GI0b