1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Themelohet Bashkimi për Mesdheun

Në Paris, 43 vende nga Evropa, Afrika dhe Lindja e Afërme themeluan një Bashkim për Mesdheun. Presidenti francez Sarkozi tha se në takimin themelues të nivelit të lartë u miratua "njëzëri" një deklaratë përkatëse.

Hartë e vendeve rreth Mesdheut

Hartë e vendeve rreth Mesdheut

Bashkimi për Mesdheun drejtohet nga Franca dhe Egjipti

Presidenti francez Nikolas Sarkozi e quajti Bashkimin për Mesdheun, të themeluar në Paris një ngjarje "emocionuese". Pjesëmarrësit ranë dakord "njëzëri" që të mblidhen çdo dy vjet në një takim të nivelit të lartë, tha Sarkozia pas përfundimit të takimit themelues të nivelit të lartë në Paris.

Presidenti francez Sarkozi duke pritur udhëheqësit botërorë në Paris

Presidenti francez Sarkozi duke pritur udhëheqësit botërorë në Paris

Bashkimi për Mesdheun do të ketë një rezidencë dhe një sekretariat. Për organizimin dhe financimin do të vendoset hap pas hapi në takimet e ardhshme. Që në 9 nëntor, ministrat e jashtëm të Bashkimit për Mesdheun do të takohen për herë të parë, për të publikuar vendin se ku do të punojë sekretariati dhe përbërjen e tij. Franca dhe Egjipti morën zyrtarisht drejtimin e organizatës. Presidenti francez e quajti simbol për solidaritetin e ri midis shteteve nbë jug dhe në veri të Mesdheut faktin e presidencës së dyfishtë:

"Të nderuar zonja dhe zotërinj, së bashku me presidentin Mubarak ne e deklarojmë të hapur takimin themelues të Bashkimit për Mesdheun . Sot pasdite ne nuk vendosëm paqe, por kësaj duhet t'ia dalim mbanë. Duhet të kapërcejmë mungesën e rënies dakord, duhet të kapërcejmë përçarjet tona, për të ndërtuar një instrument të paqes, në shërbim të një deti të përbashkët, të Mesdheut."

Izraeli dhe shtetet arabe- për herë të parë në një tryezë

Më tej Sarkozia përshëndeti pjesëmarrjen e gjerë të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive në takimin e Parisit. Ai e quajti të jashtëzakonshme që u arrit të ulen në një tryezë në nivelin më të lartë shtetet arabe të Mesdheut dhe Izraeli:

"Së bashku ne do të krijojmë paqen rreth hapësirës së Mesdheut, siç krijuam dje paqen në Evropë. Unë përshëndes guximin e të gjithë atyre që ndoqën ftesën tonë."

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak e falenderoi Sarkozinë për angazhimin e tij.

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak

"Ne kemi shumë interesa të përbashkëta. Siguria e hapësirës së Mesdheut dhe siguria e Evropës janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën," tha Mubaraku.

Bashkimi për Mesdheun do të krijohet fillimisht mbi bazën e gjashtë projekteve konkrete

Bashkimi për Mesdheun , i propozuar nga presidenti francez vazhdon Procesin e Barcelonës të BE, të nisur në vitin 1995. Ky Bashkim do të krijohet fillimisht mbi bazën e gjashtë projekteve konkrete, midis tyre të iniciativave për pastrimin e Mesdheut dhe për nxitjen e përdorimit të energjisë diellore. Në të bëjnë pjesë më shumë se 40 shtete, midis tyre 27 shtetet anëtare të BE. Ftesën për të marrë pjesë në takimin themelues të Bashkimit për Mesdheun e refuzoi vetëm Libia.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Hans Gert Pëtering (Pöttering) theksoi mbështetjen e Parlamentit Evropian për këtë iniciativë:

"Parlamenti Evropian do të kontribuojë me të gjithë pushtetin që Bashkimi Mesdhetar të ketë sukses, sepse në thelb bëhet fjalë për një dialog të kulturave dhe, që ne të të jetojmë në paqe edhe përtej Mesdheut, midis shteteve arabe dhe BE".

Merkel: të forcojmë ekonomikisht shtetet jugore të Mesdheut

Në takimin themelues morën pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare të BE, dhe jo vetëm të vendeve fqinj me Mesdheun, siç qe planifikuar fillimisht nga Sarkozia. Kjo u bë me këmbënguljen e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila e kundërshtoi ndarjen e zonave të "përgjegjësisë" në Evropë, duke u bazuar në kritere gjeografike.

Kancelarja Merkel në takimin e Bashkimit Mesdhetar

Kancelarja Merkel në takimin e Bashkimit Mesdhetar

Në prag të takimit, kancelarja gjermane tha në një videokast se nga organizata e re pret ndër të tjera që të japë kontribute për vendosjen e paqes në Lindjen e Afërme dhe në luftimin e migracionit :

"Në të ardhmen ne duam t'i diskutojmë si të barabartë problemet e vendeve fqinjë rreth Mesdheut. Si mund ta luftojmë së bashku migracionin? Një kontribut për këtë ne mund të japim duke i forcuar ekonomikisht shtetet jugore të Mesdheut dhe duke përmirësuar infrastrukturën e tyre."

DW.COM

  • Data 14.07.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbeL
  • Data 14.07.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbeL