1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaqi e merr me qetësi vizitën e Tadiçit në Kosovë

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq shkoi të shtunën (26.04.) në Kosovë për të festuar pashkët ortodokse.

default

Hashim Thaci

Autoritetet në Prishtinë thonë se vizita presidentit të Serbisë Boris Tadiq nuk duhet shfrytëzuar për fushatë elektorale për zgjedhjet e Serbisë, të cilat pritet të mbahen më 11 maj edhe në territorin e Kosovës. Presidenti, Boris Tadiq, po qëndron në Kosovë për të festuar pashkët ortodokse dhe stacioni i tij i parë është manastiri i Deçanit.


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, e vlerëson vizitën në Kosovë të presidentit serb, Boris Tadiq, madje me një dozë humori thotë se këtë vizitë e cilëson si një vizitë të parë të një presidenti të një vendi fqinj. "Vizita në Kosovë e presidentit serb Boris Tadiq, e ka vleresimin tim shtetëror të Kosovës. Është presidenti i parë i një vendi të huaj që viziton Kosovën e pavarur dhe demokratike, prandaj do të mbetet në historinë e shkruar të Kosovës si presidenti i parë I një vendi fqinjë që e viziton Koosovën", thotë kryeministri, Thaqi.


Presidentit të Serbisë i është lejuar që të vijë në Kosovë nga administrata ndërkombëtare. Leja iu dha nga UNMIK-u, mirëpo me kusht që këtë vizitë të mos e shfrytëzojë për qëllime elektorale, por t'i përmbahet kërkesës që të vijë në Kosovë për të festuar pashkët ortodokse me serbët.


Më herët në Kosovë pat qëndruar edhe radikali serb Tomisllav Nikoliq, mirëpo, vizita e tij kishte për qëllim fushatën elektorale në Kosovë. Këtë vizitë e

patën kundërshtuar fuqishëm udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ku sipas tyre vizita të tilla nuk i kontribuojnë përmirësimit të marrëdhienve ndërentike.

  • Data 26.04.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dp3d
  • Data 26.04.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dp3d