1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi serbëve në Kosovë: inkuadrohuni në institucionet kosovare

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri thirrje serbëve të jenë pjesë e proceseve dhe e institucioneve në Kosovë. Këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës, e bëri në qendrën mediale serbe në Cagllavicë.

default

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashi   Thaçi, siguroi serbët e Kosovës që qeveria e tij do të punojë në respektimin e të drejtave të tyre, mirëpo, në të njejtë kohë kërkoi nga ta që të integrohen në  Kosovë.  Kryeministri, Thaçi, tha se institucionet e Kosovës do ta zbatojnnë me përkishmëri planin e statusit të ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari, plan ky që u gananton shumë të drejta serbëve të Kosovës. Në këtë linjë ai tha se do të jetë kryeministër i të gjithëve.

Serbët e Kosovës ne qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, drejtojnë dy ministri: atë të punës dhe mirëqenjës sociale dhe ministrinë e kthimit. Serbët e Kosovës, tani përfaqësohen edhe në kuvendin e Kosovës me 10 deputetë. Mirëpo, në institucionet e Kosovës nuk është e përfshirë partia politike më e madhe e serbëve të Kosovës, "Lista Serbe për Kosovë e Metohi', e udhëhequr nga Oliver Ivanviç. Ky i fundit vazhdon t'i qëndrojë besnik qëndrimit të autoriteteve të Beogradit, që serbët e Kosovës të bojkotojnë institucionet e Kosovës. Oliver Ivanoviç,  është shprehur hapur që përderisa qëllimi i udhëheqësve politik kosovar është pavarësia e Kosovës atëherë ai nuk dëshiron të jetë pjesë e saj.  

  • Data 19.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cuo2
  • Data 19.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cuo2