1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi : Qytetarët e Kosovës do të festojnë brenda disa ditësh pavarësinë

Udhëheqësit e institucioneve qëndrore të Kosovës janë pajtuar që të formojnë një grup punues gjithpërfshirës për hartimin e deklaratës së pavarësisë.

Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se institucionet po bëjnë përgatitjet e fundit për shpalljen e pavarësisë. Në këtë kuadër, ato janë duke diskutuar madje edhe për festimet që do të zhvillohen pas shpalljes së pavarësisë. Kryeministri Thaçi, nuk e bëri të ditur daten e shpalljes së pavarësisë, mirëpo tha se qytetarët e Kosovës brenda disa ditësh do të festojnë pavarësinë.

Tre udhëheqësit kryesorë të institucioneve, presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, u takuan në mëngjes pa praninë e mediave. Ndërsa, më vonë kryeministri Thaçi, njoftoi se në këtë takim është trajtuar çështja e hartimit të një deklarate për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e një grupi punues gjithpërfshirës për hartimin e saj. "Ne diskutuam në takimin e sotëm për përfundimin sa më shpejtë të procedurave rreth shpalljes së pavarësisë. Shpallja e pavarësisë do të bëhet në mënyrë institcionale, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kosovës. Poashtu, diskutimet e sotme janë përqëndruar edhe në procedurat festive pas shpalljes së pavarësisë", tha kryeministri Thaçi.

Në deklaratën e pavarësisë, thuhet se institucionet e Kosovës do ta mirëpresin edhe vendosjen e misionit të BE-së në Kosovë. Këtë mision, udhëheqësit kosovarë e cilësojnë një mision mbështetës të pavarësisë. "Kosova e ka mirëpritur dokumentin e presidentit Ahtisari dhe ka dhënë zotimet për implemenimin e këtij dokumenti. Kosova, po ashtu dërgon mesazhin se e mirëpret vendosjen e misionit të BE-së në Kosovë, një mision ky mbështetës për institucionet e Kosovës", tha kryeministri Thaçi. Sidoqoftë edhe pse zyrtarisht akoma nuk dihet data e saktë se kur kuvendi do ta shpallë pavarësinë, në qarqet e këtushme jozyrtarisht përmendet periudha kohore nga katër shkurti deri me 10 shkurt. Kjo për faktin që pas konsultave me faktorët ndërkombëtar, udhëheqësit e Kosovës thuhet të jenë pajtuar që të mos shpejtojnë me shpalljen e pavarësisë, të pakten jo para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale serbe dhe shpalljes së rezultateve të tyre.

  • Data 28.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CynK
  • Data 28.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CynK