1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi: Presim që BE ta kundërshtojë kërkesën e Serbisë për gjykimin e pavarësisë së Kosovës

Ish ambasadori Volfgang Petriç për mediat: çështja e Kosovës është bërë pjesë e tensioneve ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, shpreson se të gjitha vendet demokratike anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do ta përkrahin shtetin e Kosovës. Ai tha se nuk është e drejtë nisma e Serbisë, që kërkon rezolutë në Kombet e Bashkuara, në mënyrë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimn e saj mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi, shpreson në ndihmën e miqve të Kosovës.

" Ne duam që BE-ja të reagojë në mënyrë unike dhe kjo tashmë është konfimruar nga nga prezenca e tyre në Nju Jork. Siç e dini, shumica e vendeve të BE-së e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik. Edhe ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë, kanë njohur pasaportat e Kosovës dhe kjo është një shenjë se edhe ato do ta njohin shumë shpejt pavarësinë e Kosovës. Prandaj ne kemi arsye të besojmë se BE-së do të veprojë në mënyrë unike në mbështetje të shtetit të Kosovës", thotë kryeministri Thaçi.

Ekspertët e çështjeve ndërkombëtare, nga ana e tyre thonë se kërkesa e Serbisë që Gjykata ndërkombëtare ta trajtojë cështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës dhe çfarëdo qoftë vendimi i Gjykatës, Kosovën nuk e detyron për asgjë. Mirëpo, ata thonë se vetë fakti nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e trajton ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës mund të ketë pasoja në të ardhmen. Ata thonë se shumë vende që kanë hezituar ta njohin deri tash pavarësinë e Kosovës, mund të vonohen në vendimet e tyre. Ish-ambasadori austriak në OKB Volfgang Petriç, në një deklaratë dhënë mediave të këtushme ka thënë se çështja e Kosovës është bërë pjesë e tensioneve ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes dhe ajo së bashku më Ukrainën dhe Gjeorgjinë, do të vazhdojë të jetë pjesë e këtyre përshkallëzimeve. Kosova deri tash është njohur si shtet nga 47 vende të botës.

  • Data 25.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FOtC
  • Data 25.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FOtC