1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi: Prekja e kufijve të Kosovës do të thotë ndryshim i kufijve të rajonit

Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi i ka thënë ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për bisedime me Serbinë, Robert Kuper se mbrojtja e sovranitetit dhe integriteti territorial të Kosovës është detyrim kushtetues.

Në foto, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Në foto, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen urgjente të qeverisë muzgun e së martës ka thënë se ne takimin me z. Robert Kuper, përsëri është prezantuar qartë qëndrimi i Prishtinës për dialogun me Serbinë.

Në foto, Robert Cooper

Në foto, Robert Cooper

"Për Prishtinën janë shumë të qarta vijat e kuqe për dialog, respektimi i plotë i kushtetutës dhe rezolutave të Kuvendit të Kosovës, respektimi i plotë i sovranitetit dhe integritetit territorial dhe rregullimit të brendshëm nuk mund të jetë në asnjë rrethanë pjesë e ndonjë dialogu. Rregullimi i brendshëm i Kosovës është i përcaktuar qartë me kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe Dokumentin e Presidentit Ahtisari“, ka thënë kryeministri Thaçi, sipas të cilit prekja e kufijve në Ballkan do të thotë ndryshim i përgjithshëm i hartës së rajonit.

Çdo shtet në rajon e ka nga një problem të quajtur Mitrovicë

Ura mbi lumin Ibër

Ura mbi lumin Ibër

“Prekja e kufijve të Kosovës edhe për shtetin e Kosovës definitivisht nënkupton prekjen e kufijve në gjithë rajonin. E rajoni ynë dhe çdo shtet brenda tij e ka nga një problem që quhet Mitrovicë“.

Ndërkohë, Zyra e Kfor-it për Komunikim me Publikun ka bërë të ditur se mbrëmë, afër kampit të KFOR-it në fshatin Sllatinë të Leposaviqit, komandanti I KFOR-it gjenerali Erhard Bühler ka pasur një takim të shkurtër me përfaqësuesit e qeverisë serbe, Borislav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq.

Edhe 550 trupa të Bundesverit në Kosovë

Gjenerali Erhard Bühler duke biseduar me Borislav Stefanoviqin

Gjenerali Erhard Bühler duke biseduar me Borislav Stefanoviqin

“Shkëmbimi i shkurtër dhe joformal i pikëpamjeve të komandantit Bühler me të dërguarin e posaçëm Borislav Stefanoviq dhe ministrin Goran Bogdanoviq afër kampit të KFOR-it u kushtëzua me largimin e protestuesve nga rruga, të cilët me kërkesën e zyrtarëve serb liruan rrugën”, thuhet në këtë komunikatë, në të cilën bëhet e ditur se pas këtij „shkembimi joformal“mund të ketë edhe një takim tjetër. Detajet e bisedws nuk u bene te ditura per media.

Pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës si dhe eskalimit të situatës, Republika Federale e Gjermanisë, si përgjigje të kërkesës së NATO-s do të dërgojë 550 trupa shtesë për të monitoruar paqen në Kosovë.

Autore: Ajete Beqiraj

Redaktoi. Esat Ahmeti