1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi: nuk do të implementohet asnjë vendim për Kosovën pa pëlqimin e qeverisë sime

Kështu ka reaguar Thaçi pas fillimit të bisedave UNMIK-Beograd, biseda që kanë synim zgjidhjen e problemeve të serbëve të Kosovës. Qeveria serbe nuk pranon të diskutojë me autoritetet kosovare, por vetëm me UNMIK-un.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Autoritetet më të larta të Kosovës i kanë rikujtuar UNMIK-ut, se nuk mund të bëjë kurrfarë marrëveshje me Beogradin, pa pëlqimin e qeverisë së Kosovës. Këtë deklaratë, e ka bërë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur UNMIK-u po bisedon me autoritetet e Beogradit për problemet që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës. Zëvëndësshefi i UNMIK-ut, Nikolas Hajson, qëndroi të hënën në Beograd, ku takoi ministrin për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe asnjëri nuk dha ndonjë prononcim për media. Mediat serbe njoftojnë se në takim është biseduar për policinë, gjyqësinë doganat dhe për menaxhimin e vijave administrative në vendbanimet serbe. Këto pika janë përmendur edhe në planin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, për rikonfigurimin e UNMIK-ut, për të cilin proces duhet marrë edhe mendimi i Beogradit. Mirëpo, kryeministri, Hashim Thaçi, thotë se autoritetet ndërkombëtare në Kosovë duhet ta respektojnë Kushtetutën e vendit, sepse alternativë tjetër nuk ka.

"Çdo vendim jashtë Kushtetutës së Kosovës do të cilësohet si vendim që nuk mund të implementohet në teritorin e Kosovës", thotë kryeministri, Thaçi.

Kryeministri Thaçi, thotë se Prishtina zyrtare është e gatshme të bisedojë, por jo të negociojë me Beogradin për shumë çështje që i lidhin të dyja vendet. Këto bisedime, në të ardhmen, sipas kryeministrit mund të zhvillohen vetëm në cilësinë e dy vendeve fqinj.

"Janë çështje që janë në interes të dy vendeve për të cilat Prishtina gjithmon ka treguar gatishmëri për të diskutuar, por jo për të negociuar. Kosova është shtet i pavarur, Serbia është shtet i pavarur dhe natyrisht diskutimet janë në interes të dy vendeve në interes të stabilitetit rajonal dhe në të ardhmën do të mund të ndodhin takime të interesit të përbashkët dhe frymës integruese", thotë kryeministri Thaçi.

Mirëpo autoritetet e Beogradit, nuk pranojnë kurrfarë bisedash me Prishtinën zyrtare, sepse ata nuk njohin institucionet e pavarura të Kosovës. Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, disa herë është shprehur se qeveria e Beogradit të vetmin autoritetet që njeh në Kosovë është administrata e Kombeve të Bashkuara. Mbi këtë bazë, sipas tij është zhvilluar edhe takimi në Beograd me zëvëndësshefin e UNMIK-ut, Nikolas Hayson. Thuhet se të dy palët janë dakorduar që të zhvillojnë takime edhe në të ardhmën më qëllim të gjetjes së zgjidhjeve gjithëpërfshirëse për problemet që ka popullata serbe në Kosovë.

  • Data 27.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F53E
  • Data 27.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F53E