1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi në Bruksel për harmozimin e qëndrimeve

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u nis për në Bruksel ku do të takohet me krerët më të lartë të BE-së. Sipas tij kjo vizitë bëhet në linjën e harmozimit të qëndrimeve me vendet e BE-së

Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu

Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se Prishtina zyrtare ka hyrë në fazën finale të konsultimeve me partnerët ndërkombëtar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Këtë deklaratë kryeministri i vendit e bëri duke ju refereruar qëndrimit të fundit amerikan dhe atij britanik, se shpallja e pavarësisë së Kosovës duhet të ndodhë shumë shpejtë. Pikërisht për të harmonizuar qëndrimet edhe me vendet e BE-së rreth pavarësisë së Kosovës, kryeministri Thaçi udhëton për në Bruksel, ku do të ketë takime më krerët më të lartë të BE-së. Kjo vizitë sipas tij, do të qartësojë shumë afatet kohore për shpalljen e pavarësisë. "Të ecim në hapat të koordinuar dhe në bashkëpunim shumë të ngushtë edhe me Washingtonin, Brukselin, dhe të përmbyllim çështjen e statusit në mënyrë shumë të suksesshme me politik unifikuese kosovare e gjithëqytetare, e në të njëjtën kohë edhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë", thotë
kryeministri, Hashim Thaçi.

Udhëheqësit e Kosovës, thonë se sinjalet e vendeve perendimore për pavarësinë e Kosovës janë sinjale mbështetëse. Për presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, e rëndësishme tani është koordinimi me vendet e BE-së dhe SHBA-së, në mënyrë që të mbërrihet qëllimi final, pavarësia e Kosovës. Udhëheqësit më të lartë të Kosovës, mendojnë se më parë duhet shpallur pavarësia dhe më pas në Kosovë të vendoset misioni i BE-së. Në këtë mënyrë, ata duket se nuk e mbështesin qëndrimin e fundit të Sllovenisë si kryesuese e radhës së presidencës së BE-së, e cila ka propozuar që në Kosovë fillimisht të vendoset misioni i BE-së dhe më pas të diskutohen me kujdes hapat për shpalljen e pavarësisë nga autoritetet kosovare.

  • Data 22.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cw07
  • Data 22.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cw07