1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi: Kosova do të vërejë së shpejti ndryshimet

Hashim Thaçi, mori detyrën e kryeministrit të vendit. Në ceremoninë e pranimit të detyrës, kryeministri Thaçi, premton se Kosova që nga sot do të vërej ndryshime dhe se shumë shpejtë ajo do të jetë e pavarur.

default

Kryeministri i ri

Për kryeministri i ri të Kosovës, Hashim Thaçi, prioritet i tij do të jetë pavarësia e Kosovës. Në të njetën kohë ai do të angazhohet edhe për zhvillimet e brendshme, në mënyrë që në Kosovë gjërat të ndryshojnë për më mirë. Këtë deklaratë, kryeministri Thaçi, e bëri gjatë pranimit të detyrës nga ish kryeministri Agim Çeku. Përshtypjet e para të ish kryeministrit Çeku, për kabinetin e ri qeveritar duken të mira. Ai thotë se kabineti Thaçi, është përzgjedhur më kujdes, ndërsa shpreson se premtimet e dhëna gjatë fshatës, Hashim Thaçi do t'i përmbushë.

Nga ana e tij, kryeministri i ri, Hashim Thaçi, thotë se programi i tij qeveritar, është një program krejtësisht i ri dhe sipas tij, Kosova që nga sot do të vërej ndryshime.

Në të njëjtën kohë kur në kryeministri bëhej pranim dorëzimi i detyrës së kryeministrit, në të gjitha ministritë e qeverisë zhvilloheshin ceremoni të njejta të pranimit të detyrave. Opozita në Kosovë, mbështet proceset demokratike në funksionimin e institucioneve, mirëpo ata janë të bindur se kabineti qeveritar i Hashim Thaçit, i ndërtuar mbi bazën ë koalicionit me LDK-së, nuk do të funksionojë.

Opozita këtë koalicion e cilësoi të panatyrshëm për faktin që PDK dhe LDK, që nga përfundimi i luftës ishin dy partitë rivale që nuk kanë zgjedhur mjete ta kundërshtojnë njëra tjetrën.

  • Data 10.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cnh2
  • Data 10.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cnh2