1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi: Institucionet e Kosovës garantojnë respektimin e të drejtave të pakicave

Kryeministri Thaçi, në një konferencë për media para qindra gazetarëve vendas dhe të huaj foli vetëm për të drejtat e pakicave dhe akoma nuk dëshiron që zyrtarisht ta bëjë publike datën e shpalljes së pavarësisë.

default

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, akoma heziton ta thotë zyrarisht datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se fillimi i javës së ardhshme do të shënojë edhe fillimin e një epoke të re për Kosovën si një vend i pavarur. Në këtë mënyrë ai tërthorazi, ka lënë të nënkuptohej se dita e diel ashtu edhe siç është përfolur tash e sa kohë, do të jetë dita kur kuvendi i Kosovës do ta shpallë pavarësinë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e shtypit, ku ishin të pranishëm qindra gazetarë nga media të ndryshme botërore, pritej, që ai zytarisht të komunikonte datën e pavarësisë. Kjo nuk ndodhi, mirëpo në këtë konferencë kryeministri foli vetëm për garancitë që jep Kosova për të drejtat e pakicave kombëtare.

"Do ta ndërtojmë një Kosovë si një vend i përspektivës për të gjithë qytetarët e saj. Një vend të mundësive të barabarta dhe të respektimit më afirmativ të mundhshëm për pakicat para së gjithash për serbët e Kosovës", tha kryeministri Thaçi.


Ai tha se në kryeministri, ka hapur një zyrë të posaçme, që do  ta informojë atë çdo ditë mbi problemet me të cilat ballafaqohen pakicat. Kryeministri Thaçi, tha se të dejtat e pakicave  në mënyrë të veçantë të asaj serbe do të jenë të garantuara me ligje, që do të nxjerrë kuvendi i Kosovës. Domosdoshmëria e nxjerrjes së këtyre ligjeve parashihet në paktën e statusit të ndërmjetsësit, Marti Ahtisari, mbi bazën e së cilës autoritetet e Kosovës do ta shpallin pavarësinë. Pikërisht për këtë çështje, deputetët e parlamentit të Kosovës, u dakorduan që me procedurë të përshpejtuar të miratohen ligjet e pashikuara në paketën e Ahtisarit. Periudha  për miratimin e këtyre ligjeve parashihet të jetë nga tash deri nga mesi i muajit mars.

  • Data 15.02.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D89b
  • Data 15.02.2008
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D89b