1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi: Hahni kujdeset vetëm për Serbinë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua të hënën në Vjenë me Presidentin Alexander Van der Bellen. Thaçi ka kritikuar ashpër Komisionerin Hahn.

"Bashkimit Evropian i mungon aktualisht vizioni dhe guximi", theksoi Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve (APA). Ndërsa "mungesa e lidershipit në BE do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizimin e shteteve të Ballkanit", mendon Thaçi, i cili ka kërkuar nga BE-ja që sa më shpejtë të ndryshojë qasjen ndaj shteteve të këtij rajoni.

Presidenti i Kosovës ishte në veçanërisht i ashpër ndaj Komisionerit për Zgjerimin, austriakut Johannes Hahn. "Ndërkohë që Federica Mogherini po përpiqet të paktën të ruajë dinamikën e raporteve me Ballkanin Perëndimor, Komisoneri Hahn, për fat të keq, nuk është fare prezent atje", pohon Thaçi, i cili akuzon rëndë Hahnin edhe për raportin e tij me Serbinë. "Komisioneri Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor".

Në Ballkan po rritet ndikimi rus

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervistën me APA pohon se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet shumë më shumë në Ballkan, sepse aty është shtuar ndikimi i Rusisë. "Ky rajon nuk mund të shihet vetëm si çështje teknike, por edhe strategjike. Nëse BE-ja vepron në mënyrë më strategjike, më aktive, atëherë do të mbyllë hapësirën e krijuar për destabilizimin e rajonit nga Rusia”, theksoi Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka kritikuar Brukselin edhe për shkak të kritereve për liberalizimit të vizave. Thaçi ka refuzuar të komentojë zhvillimet në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit, por pritjet nga qeveria mbeten të njëjta: "Duhet të përfundojë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të bëhet liberalizimi i vizave, të normalizohen raportet me Serbinë...".