1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi dhe Vuçiq: "Duhet të jemi të guximshëm dhe serioz"

Në Bruksel u takuan Presientët e Kosovës dhe Serbisë, pas disa muaj "heshtjeje" mes këtyre dy vendeve. Takimi është pritur me kureshtje në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë, që të lihen anash dallimet politike dhe partiake dhe që të gjithë të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e raporteve mes këtyre dy shteteve. Presidenti i Kosovës, në një intervistë për RTK, tha se "rruga e vetme e Kosovës është ajo e dialogut dhe e integrimit euroatlantik". Ndaj këtu "nuk duhet të  ketë divergjenca politike". Thaçi u shpreh optimist se dialogu do të vazhdojë dhe se do të ketë një "fund të kënaqshëm për qytetarët e Kosovës dhe për shtetet mike të saj, SHBA-në por edhe BE-në, si ndërmjetësuese e dialogut".

Forma dhe esenca e dialogut

Përfaqësuesit e Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian në takimin e mbajtur në Bruksel konstatuan se dialogu duhet të vazhdojë. Por palët duhet të jenë më serioze dhe më të guximshme. "Na mbeten edhe një muaj apo një muaj e gjysmë për të përgatitur kornizat e dialogut në të ardhmen. Do të merremi me çështje esenciale, sepse duhet të shohim se në ç'baza do të vendosen raportet tona pas një viti, dy apo pesë vitesh. Pra duhet të jemi më serioz dhe më të guximshëm në debatet tona në Serbi, ndërsa shqiptarët në Kosovë e Metohi“, theksoi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimit me homologun e tij Hashim Thaçi dhe ndërmjetësuesen Federica Mogherini. Vuçiq tha se "për herë të parë ka kërkuar qartë që të përshpejtohet procesi i futjes së Serbisë në BE". "Kam kërkuar qartë që të saktësohen afatet, se kur mund të bëhemi anëtarë të BE-së dhe të mos mbetemi në tym.“

Thaçi kërkon ndihmën e ekspertëve

Presidenti i Kosovës i ka ftuar të gjtha partitë, liderët, mediat, shoqërinë civile, por edhe ekspertët që të japin kontributin e tyre në këtë proces. "Vetëm nëpërmjet bisedimeve dhe integrimit do të ecim përpara në rrugën e paqes dhe stabilitetit e integrimit. Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm në detyrat tona” theksoi Thaçi, duke shtuar se "ne dhe ndërkombëtarët janë të interesuar që çështjet të ecin përpara", sepse "vetëm me bisedime mund të ecë përpara edhe procesi integrues”. Thaçi tha se në këtë proces nuk duhet të ketë populizëm dhe duartrokitje, por duhet që ai të përfundojë në kornizat e Kushtetutës dhe vendi të shkojë përpara. Ai tha se mandatim për krijimin e qeverisë së re do t'i jepet fituesit të zgjedhjeve, me shpresë se vendi do të ecë shpejt përpara me procese demokratike.