1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Thaçi dhe Daçiq nuk sqaruan detajet rreth telekomunikacionit dhe energjisë

Pas negociatave të zhvilluara në Bruksel, ndërmjetësuesja Chaterine Ashton bëri të ditur se sot dhe nesër (9 dhe 10.7.) do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. BE rekomandoi që koha e verës të mos jetë kohë pushimesh.

Auf dem Bild: Ms. Catherine ASHTON, High Representative of the EU for Foreign Affairs and Security Policy; Mr Hashim THACI, Prime Minister of Kosovo. and Mr Ivica DACIC, Prime Minister of Serbia. Rechte: European External Action Service

Treffen Ashton, Thaci und Dacic

Shefja e diplomacisë evropiane Chaterine Ashton viziton sot (09.08.) Beogradin për të nxitur Serbinë që të realizojë Marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Kosovën dhe për të "vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian". Ashton do të bisedojë me krerët e Serbisë për hapat që janë bërë deri tani në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, por dhe për hapat drejt antarësimit të Serbisë në BE. Një ditë më pas, të mërkurën (10.7.) ajo dhe Stefan Füle do të vizitojnë edhe Kosovën, ku do të takohen me krerët më të lartë të vendit.

Kështu u bë e ditur pas raundit të 13 të negociatave mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Ashton tha se gjëja më e rëndësishme në këtë moment, është implementim i marrëveshjes për normalizimin e raporteve Prishtinë - Beograd. Se nuk do të ketë pushime gjatë verës, sa i përket realizimit të kësaj marrëveshje, shihet edhe nga përcaktimi i raundit të ri të bisedimeve, i cili do të mbahet në Bruksel pas dy javësh, më 24 korrik.

Finalizimi i marrëveshjes për telekomunikacionin dhe energjinë

Në tavolinën e negociatave mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiq ka dhe shumë çështje të hapura. Dje dhe mbrëmë u bisedua për telekomunikacionin dhe energjinë, ndërkohë që një problem serioz mbetet edhe miratimi në Kuvendin e Kosovës i ligjit për amnistinë, sepse votimi i parë ka dështuar. Pala serbe pohon se ky ligj është parakusht për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar me 19 prill.

Kryeministri i Kosovës tha se procedura për miratimin e këtij ligji po vazhdon dhe se për këtë çështje në parlament do të votohet edhe një herë deri në fund të javës (sipas të gjitha gjasave të enjten). Çështjet e telekomunikacionit dhe energjisë, të hapura para dy vitesh, gati janë finalizuar, pohon Ashton duke shtuar se palët do të vazhdojnë bisedimet për çeshtjet e hapura.

„Është shënuar përparim i madh për çështjet e telekomunikacionit dhe energjisë. Parimisht kemi arritur marrëveshjet për çështjet elementare, ndërsa detajet do të sqarohen ditët e ardhshme“, deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili nuk deshi të flasë për detajet se ku ka më së shumëti mosmarrëveshje. Ndërsa kryeministri i Serbisë Daçiq pohon se ndër problemet më të mëdha është pronësia e liqenit të Gazivodës dhe çështja e të punësuarve në trafostacionin Vallaq, si dhe prefiksi për Kosovën pas vitit 2015.

„Kemi bërë disa hapa përpara, por nuk i kemi mbyllur këto çështje. Për energjinë dhe telekomunikacionin jemi duke biseduar disa vite me radhë, sepse nuk janë çështje të lehta. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje politike, sepse ekspertët duhet të sqarojnë shumë gjëra. Por me rëndësi është që procesi do të vazhdojë", tha Daçiq.

Vazhdojnë bisedimet për zgjedhjet, gjykatat dhe policinë

Delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës po vazhdojnë konsultimet edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, gjykatat dhe policinë në komunat e banuara me shumicë serbe. "Me rëndësi është që t'i përmbahemi ritmit të parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit. Zbatimi i saj do të shihet me vëmendje nga përfaqësuesit e BE", pohon kryeministri serb. Ivica Daçiq thotë se Serbia është e gatshme t'i zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, por nuk do të lejojë që përmes zbatimit të saj të vendoset shtetësia e Kosovës.