1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tetori gjerman 2014 sjell në Tiranë OctoPopRock

Repistja gjermane Nina Sonnenberg per DW: Sjell në skenë kuptimin e jetës së brezit tim

Tre grupe të reja muzikore, që po bëjnë emër vitete fundit në Europë dhe përtej saj: ai gjerman FIVA nga Mynihu, FIJUKA nga Vjena dhe grupi i zviceranit Christian Tschanz, pjesëmarrës në festivalin Europian të këtij viti me këngën «Au paradies», u durtrokitën gjatë në koncertin e tyre në Tiranë këtë fundjavë.

Në sajë të një nisme origjinale të ambasadës gjermane, austriake dhe zvicerane në Tiranë ne kuadër të aktiviteteve të Tetorit gjerman 2014, fansat e muzikës rep, pop dhe rock të kryeqytetit shijuan muzikën dhe performancën e tre grupeve, që sot janë ndër më trendy-t në Europë. Muzika shërbeu përsëri si një magji, që bashkon njerëzit, brezat dhe i bën ata një komunitet përtej kufinjve, gjuhës, kombësisë. Nina Sonneberg, repistja e njohur gjermane, 36 vjeç, e lindur dhe shkolluar në Mynih, rrëmbeu duartrokitjet e publikut, kryesisht të rinj dhe të reja, me natyrshmërinë e interpretimit dhe gjallërinë e saj. Ajo i shkruan vetë tekstet e këngëve dhe ka botuar në Gjermani edhe një libër me poezi.

“Dëshiroj të shkruaj për brezin tim, jam pjesë e tij, temat e këngëve të mia i marr, kur eci rrugëve, kur flas me miq e të njohur. Kryesisht shkruaj për punën, sesi fitohet paraja. Me tekstet e këngeve të mia dua t‘i them brezit tim se çfarë është jeta në të vërtetë: nuk është vetëm të punosh, të pish birrë, të bësh festa, por jeta duhet jetuar në plotërinë e saj, me dëshirën për të bërë diçka për shoqërinë. Dëshiroj të jem si një lloj modeli për vajzat e reja, për t‘ ju thënë, që mund të arrijnë gjithçka, nëse kanë talent dhe dëshirojnë të ecin përpara. Shkruaj këngë rep edhe për këngëtarë të tjerë. Shkruaj lirika dhe tekstet e gjithë këngëve të mia, jam e lumtur që jam me grupin tim muzikor FIVA. Jemi ne jetën muzikore të Mynih-ut, Berlinit dhe Vjenës, dhe njihemi si grupi i Wallenstein Platz, meqë mblidhemi shpesh në një kafene në këtë shesh historik të Vienës”, thotë Nina Sonnenberg për DW.

FIJUKA nga Vjena – eksperimente muzikore me interes

Grupi FIJUKA nga Vjena

Grupi FIJUKA nga Vjena

Dy muzikante, Ankathie Koi me origjinë nga Gjermania dhe Judith Filimonova u njohën para disa vitesh në Iniversitetin e Arteve në Vjenë, Koi vinte nga studimet në Mynih për këngëtare e muzikës klasike, Filiomonova studionte për kitarë bass. Të dyja i bashkoi vizioni i njejte i muzikës pop, si një kombinim mes anës së errët dhe humoristike të jetës. Nga ky vizion lindi grupi i tyre FIJUKA, që bëri të mundur realizimin e ideve dhe prirjeve të tyre artistike.

“Eksperimentojmë mënyra të reja për të bërë muzikë. Për ne çdo këngë është si të përshkruash një skenë të re nga jeta jonë, apo e njerëzve rreth nesh”, thotë për DW Ankathie Koi, karriera muzikore të të cilës filloi në Bavari në moshën 7 vjeçare.

Judith Filimonova është e entuziazmuar nga pritja e publikut në Tiranë. “Në Tiranë ka një interes të madh për muzikën eksperimentale. Me muzikën dhe interpretimin e grupit tonë FIJUKA dëshërojmë të themi “kemi diçka për këdo”..

Christian Tschanz - finalisti zviceran i Eurovizion 2014

Ngjyrat e koncertit OctoPopRock në Tiranë i pasuroi më tej interpretimi i Christian Tschanz nga Zvicra, që me muzikën e tij është bërë vitet e fundit shumë i njohur në Zvicër dhe në Europë. Ai këtë vit ishte ndër finalistët ne Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion, me këngën “Au Paradies”. Tre grupet e koncertit OctoPopRock sollën në Tiranë përfytyrimin e skenës muzikore për grupet dhe talentet e reja: e larmishme, eksperimentale dhe përherë në lëvizje.