1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tetë vjet heqje lirie për ndihmësin e rrjetit terrorist El-Kaida

Sipas dëshmive gjermani 47-vjeçar, me prejardhje nga Pakistani, kishte mbështetur me para dhe materiale organizatën terroriste Al-Kaida si dhe kishte rekrutuar luftëtarë potencialë për këtë organizatë.

çekiçi i gjykatesit

Trupi gjykues vendosi dënimin e tregëtarit të gurëve të çmuar nga Gemershaimi për shkak të anëtarësisë në një shoqatë të huaj terroriste, për shkelje të paramenduar të ligjit për tregëtinë e jashtme si dhe të një embargoje të BE-së

47-vjeçari me prejardhje nga Pakistani, Allem N., ishte arrestuar në mes të dhjetorit 2008. Në më shumë se 40 seanca gjyqësore Gjykata e Lartë e Landit në Koblenc u përpoq të sqaronte disa kundërthënie në lidhje me Aleem N. si p.sh.: A ishte ai një anëtar i rëndësishëm i El-Kaidës në Evropën Qëndrore? A duhet të dënohet me tetë vjet burg, siç kishte kërkuar prokuroria, apo të lihej i lirë sikurse pretendonte avokati i tij? A ishte Allem N. vërtet vetëm një mysliman besimtar i përpiktë apo një fanatik fetar?


Për prokurorin e përgjithgjshëm gjërat ishin të qarta. Allem N. ishte një figurë qëndrore e terroristëve islamikë. Prokurori Bodo Vogler thotë: “I pandehuri ka pasur detyra qëndrore për El-Kaidën në Gjermani. Ai kishte shumë lidhje të dyshimta, ai ka dërguar para në një shumë deri 78 mijë euro për El-Kaidën në zonat e veprimit të saj në Pakistan. Dhe para së gjithash ai ka rekrutuar edhe persona për t'i dërguar në ato zona”.

Mendohet se Allem N. duhet të ketë rekrutuar p.sh. Bekei Haraschin nga Boni, i cili u pa në një video të transmetuar nga El-Kaida. Allem N. duhet të ketë shkruar një letër rekomandimi, me të cilën Haraschi mund të udhëtonte për tek El-Kaida në Afgansitan. Ai duhet të ketë rekrutuar edhe Rene Marc S. nga Bremeni , kundër të cilit po zhvillohen hetime prej vitesh.

Asgjë nuk është e vërtetë, thotë Allem N. Dhe edhe avokati i tij mbrojtës, i cili nuk dëshiron të japë intervistë, thotë se ka dhjetëra probleme me provat dhe dëshmitë. Veçanërisht kritike mbeten sipas tij deklaratat e djalit të gruas së Allem N., Janik. Ky e kishte akuzuar njerkun e tij shumë rëndë në disa deponime, por sipas mbrojtjes kjo ishte një hakmarrje për grindjet e zakonshme.

Prokurori Vogler e vlerëson dëshmitarin Janik si të besueshëm: "Djali i gruas së të pandehurit ishte sigurisht një dëshmitar i rëndësishëm. Por ai nuk ka qenë prova e vetme. Ne i kemi mledhur të dhënat përmes hetimesh objektive: fatura të arkëtuara për aparate për të parë natën, një letër rekomandimi, testamentin e Xhihadit dhe disa video me ekzekutime, atentate dhe propogandë”.

Sot gjykata u dha fund shumë dilemave. Ajo vendosi tetë vjet burg për gjermano-pakistanezin Allem N. Ai u fajësua për ndihmën e dhënë rrjetit terrorist të Al-Kaidës, për shkelje me paramendim të ligjit për tregtinë me jashtë dhe shkelje të një embargoje të Bashkimit Evropian.

Autor: Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 13.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Io0A
  • Data 13.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Io0A