1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tetë të vdekur si pasojë e zjarrit në Backnang

Si pasojë e një zjarri në një ndërtesë në qytetin Backnang të Gjermanisë jetën humbën një grua me prejardhje turke dhe shtatë fëmijët e saj. Myslimanët kërkojnë hetime të plota në Backnang.

Tetë anëtarë të një familje të madhe turke humbën jetën si pasojë e një zjarri në qytetin Backnang të Gjermanisë. Sipas të dhënave të para të policisë, në natën e të dielës një grua 40 vjeçare me origjinë turke ka vdekur së bashku me shtatë nga dhjetë fëmijët e saj të moshës prej gjashtë muaj deri në 16 vjet. Trupat e pajetë u gjetën në katin e parë të ndërtesës. Aty kishte shpërthyer një zjarr në natën duke u gdhirë dita e dielë. Shkak mund të jetë një defekt në sobën e druve. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë tre anëtar të familjes cilët janë dërguar në spital. Ambasadori turk në Gjermani, Hüseyin Avni Karslioglu dhe kryeministri i  Baden-Württembergut ëinfried Kretschmann kanë nxituar menjëherë për në vendin e aksidentit.

Organizatat myslimane kërkojnë hetim të plotë të rastit

Edhe pse nuk ekzistojnë dyshime për ndonë sulm me sfond ksenofob shoqata më e madhe myslimane në Gjermani, Ditib pas zjarrit shkatërrues me tetë viktima  në Backnang ka kërkuar që të kryhen hetimet e nevojshme në të gjitha drejtimet. Autoritete gjermane të sigurisë nuk duhet të përjashtojnë para kohe asnjë opsion të mundshëm, sqaroi unioni i organizatave turko-islame me seli në Köln. "Vetëm përmes rezultateve të shpejta, transparente dhe të besueshme të hetimeve mund të evitohen spekulimet panevojshme ". Edhe qeveria turke ka kërkuara zhvillimin e një hetimi të plotë.