1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Testi i stresit bankar 2.0 - Edhe kësaj rradhe një placebo?

Në mbrëmjen e së premtes Autoriteti Bankar Evropian publikon rezultatet e testeve të stresit të dytë bankar. Testi i parë pjesëmarrësve në treg nuk iu duk serioz. Ka qenë testimi kësaj rradhe më serioz?

Banka në Frankfurt mbi Main

Banka në Frankfurt mbi Main

Deri tani është folur shumë për kuptimin dhe mungesën e kuptimit të kontrollit të stresit. Të gjitha bankat irlandeze, të cilat disa javë më vonë e çuan në prag të shkatërrimit shtetin irlandez, e patën kaluar testimin e stresit. Kjo i dha shkas shumë vëzhguesve, që të mos e merrnin seriozisht ushtrimin për herë të dytë të tij. Por autoriteti i sapongritur evropian i bankave EBA, (European Banking Authority), nuk dëshiron që më pas të thuhet se nuk e ka marrë seriozisht këtë punë. Prandaj ajo ka krijuar kushtet për të bërë kontrollin e dytë të testit, atë që quhet 2.0.

EBA ka ngrirë më 31 dhjetor 2010 të gjitha shifrat e 91 bankave, të cilat përbëjnë 65 përqind të sektorit bankar evropian dhe në çdo vend anëtar të paktën 50 përqind të tregut vendor të bankave. Në bazë të këtyre të dhënave bankat duhet të mendojnë dy skenare, çfarë ndodh me bankën time dy vitet e ardhshme, nëse prognozat optimiste të Komisionit të BE-së realizohen vërtet? Dhe çfarë ndodh, nëse, si të thuash, përmbyset bota?

Shkaktohet stuhi evropiane

Ndërtesa e Deutsche Bank në Frankfurt mbi Main

Ndërtesa e Deutsche Bank në Frankfurt mbi Main

Skenari i ri i përmban të gjitha. Rritja ekonomike në BE ka rënë me rreth katër përqind, kursi i aksioneve bie me mesatare 15 përqind, kuota e papunësisë rritet me dhjetë përqind, tregu i pasurive të patundshme humbet dhjetë përqind. Të gjtha këto së bashku kanë qenë në kontrollin e kaluar shumë më pak të dëmshme. Vendimtare për secilën bankë është vetëm njëra nga shifrat: A ka në gjithë këtë stuhi kuotën e ekuitetit prej pesë përqindshit, apo jo? Ku dhe këtu kufiri minimal duhet të ishte vendosur me lart. Sepse definimi i kuotës së ekuitetit, është një tampon për të ulur rreziqet me burimet veta. Ai është përcaktuar kësaj here në kuptim më ngushtë se herën e parë.

Por çfarë ndodh, nëse ky provim nuk kalohet? "Fillimisht asgjë, sepse këto banka kanë norma të tjera rregullimi. Por, nëse vërtet ky provim nuk kalohet, atëherë duhet bërë diçka për të mos humbur besimin e tregjeve të kapitalit. Normalisht kjo do të thotë që të krijohet më shumë ekuitet," thotë Hans-Peter Burghof, Profesor për ekonominë bankare dhe shërbimet financiare në Universitetin e Hohenheim-it.

Rreziqet e një vendi duhen bërë të ditura

Hans-Peter Burghof, Profesor për ekonominë bankare dhe shërbimet financiare në Universitetin e Hohenheim-it.

Hans-Peter Burghof, Profesor për ekonominë bankare dhe shërbimet financiare në Universitetin e Hohenheim-it.

Një formular prej dhjetë faqesh duhet plotësuar nga çdo bankë. Vetëm në katër faqe bankat duhet të shkruajnë cilat kredite dhe bono thesari marrin nga shtetet e BE-së, SHBA dhe Japonia. Kjo e shoqëruar me sasinë e shumës dhe afatin e shlyerjes. "Megjithatë unë nuk jam i sigurt, nëse ekziston vërtet guximi për të kontrolluar skenaret e caktuar të borxheve shtetërore."

Megjithatë gazeta "Financial Times Deutschland" ka marrë vesh se bankave iu është kërkuar që të mendojnë skenarin e dështimit së obligacioneve të qeverisë greke. Në fakt ky do të ishte një sensacion, sepse në gjuhën zyrtare të autoriteteve të Brukselit fjala falimentim nuk përdoret. Edhe në faqet e internetit të EBA-s nuk gjenden udhëzime për një gjë të tillë. Megjithatë:

Ulni pantallonat

Symbolbild Krise Euro EU Währung Schulden

Fakti që çdo bankë duhet të ulë pantallonat për çështjet e borxheve shtetërore dhe rreziqeve të vendeve, i dha shkas shoqatës gjermane të bankave që t`i dërgojë Brukselit një letër të mbushur me zemërime. Argumenti i tyre: Nëse bankat thonë rreziqet e vendeve, ato bëhen të prekshme nga spekullimet e palëve të treta. "Ky është një rrezik i vërtetë", thotë Burghof. "Kush njeh varësi të caktuara, mund t`i përdorë ato për të nxjerrë fitime. Prandaj kjo është e rrezikshme. Siç e shihni, transparenca nuk është patjetër e mirë."

Një gjë është e sigurt: Edhe kontrolli i stresit 2.0 do të shkaktojë debate. Ideja ishte e rritjes së besimit ndaj sektorit të shërbimeve financiare dhe jo e rritjes së transparencës. Por kohët ndryshojnë, thotë Burghof: "Njerëzit nuk janë më aq naivë, sa të besojnë me një kontroll stresi, se çdo gjë është në rregull."

Autor: Rolf Wenkel/ Aida Cama
Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM