1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Teste stresi për centralet bërthamorë - Qëndrimet në BE pas katastrofës japoneze

Shtetet e BE-së janë dakord të zhvillojnë "teste stresi" jo të detyrueshme për centralet bërthamorë në territorin e tyre. Por ujdia mbraron këtu se në çështjet e energjisë atomike ato ndjekin rrugë tërësisht të ndryshme.

default

Günther Oettinger në një takim në BE për krizën japoneze

Komisari i BE-së për energjinë, Günther Oettinger është një njeri mendjekthjellët. Në kohën e mandatit si kryeministër i landit gjerman të Baden Vyrtembergut, ai ka qenë një përkrahës i flaktë i energjisë atomike. Por tashmë mund të dëgjosh një Günther Oettinger tjetër. Pas katastrofës në Japoni ai tha në Parlamentin Evropian: "Mund të thuhet se kompleksi është jashtë kontrollit të specialistëve. Prandaj në këto orë mua më duhet ta korrigjoj opinionin tim të lartë për kompetencën e inxhinierëve, teknikëve, industrisë, për perfeksionin, precizionin e japonezëve. Kjo do të thotë që ka ardhur ora të thuash që e gjitha ndodhet në duart e zotit."

BE pa qëndrim unik për energjinë atomike

Reagimet e shteteve anëtare të BE-së janë shumë të ndryshme. Qeveria gjermane fiku centralet më të vjetra atomike dhe e shfuqizoi zgjatjen e afatit të mbajtjes në punë të komplekseve atomikë.

Por ministri francez i Energjitikës, Eric Besson nuk e sheh si të vënë në pikëpyetje politikën franceze të energjisë atomike, vend ky që 80% të energjisë e merr nga ky burim. "Për sa i përket energjisë atomike ne zotërojmë një teknologji të lartë, edhe tek çështja e transparencës kemi qenë gjithmonë udhërrëfyes, pra ne kemi qenë dhe mbetemi në pararojë të sigurisë bërthamore."

Paris Ministertreffen Asyl und Einwanderung

Eric Besson

Një qëndrim gati provokativ mendojnë Të Gjelbrit në Parlamentin Evropian. Rebecca Harms, bashkëkryetarja e fraksionit kërkon shkëputjen nga energjia atomike në të gjithë Evropën. "Ne jemi të mendimit se parimisht duhet të merret vendimi që energjia atomike është një teknologji e rrezikut të lartë, që duhet të dalë jashtë përdorimit, dhe që mund të dalë jashtë përdorimit."

Megjithë tronditjen e pësuar nga ngjarjet në Japoni, momentalisht në Evropë sundon fryma e zgjerimit të centraleve atomikë, edhe për faktin tjetër, të reduktimit të emetimit të gazrave karbonikë.

BE e pafuqishme - Energjia është çështje e vendeve anëtare

Në samitin e BE-së që do të zhvillohet në datat 24-25 mars në Bruksel shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve evropiane duan të bien dakord për vënien në provë të sigurisë të 140 centraleve bërthamore në territorin e BE-së. Por testet do të bëhen mbi bazën e vullnetit të lirë, sepse çështja e energjisë në BE është në kompetencën e vetë vendeve anëtare.

Se sa i pafuqishëm është në këtë pikë, Komisioni Evropian, këtë e tregon edhe deklarata e zëdhënëses së komisarit të BE-së për energjinë, Marlene Holzner. "Nga ana ligjore, ne (Komisioni) nuk mund ta ndalojmë ndërtimin e centraleve bërthamore, edhe atëherë kur ne e konsiderojmë atë të pasigurtë."

Abgeordnete im Europaparlament in Straßburg

Salla e debatit të Parlametit Evropian

Edhe nëse tani në Gjermani do të shkëputen nga rrjeti shtatë centrale bërthamorë, kjo nuk do të thotë se do të fiken dritat, por kjo politikë do të ketë efektet e saj, shprehet drejtuesi i koncernit furnizues me energji elektrike, E.ON, Johannes Teyssen.

"Do të vazhdojë importimi i rrymës elektrike, do të ketë më shumë prodhim energjie nga burimet e fosilizuara, por rreziqet për sistemin furnizues në tërësi janë shtuar."

Por në një çështje janë të gjithë të një mendimi në Evropë. Rrjetet e furnizimit me rrymë elektrike në Evropë duhet të zgjerohen dhe të ndërlidhen më shumë me njëri-tjetrin, me qëllim që edhe në tregun energjitik të krijohet tregu i brendshëm, që në sektorët e tjerë është bërë realitet prej vitesh.

Autor: Christoph Hasselbach/Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 23.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10frL
  • Data 23.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10frL