1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Test vendosmërie

Trazirat në Tibet dhe në Mitrovicë në komentet e shtypit ndërkombëtar të javës

default

Tibeti

"Me këtë shtypje të pamëshirshme të protestës, qeveria kineze merr përsipër një rrezik të parashikuar," është e mendimit gazeta italiane LA REPUBBLICA .

E përditshmja zvicerane NEUE ZÜRCHER ZEITUNG konstaton se "indinjatat nuk kanë efekt, më mirë do të ishte në se perëndimi do të vepronte më vetëdijshëm dhe me ashpërsinë e duhur ndaj Pekinit."

Sa i përket kërkesës për bojkotimin e lojërave olimpike, e përditshmja austriake, DIE PRESSE, thotë se "bojkoti nuk do të sjellë dobi, pasi një gjë të tillë nuk po e kërkon as vetë Dalai Lama."

"Kinës do t'i duhet të pranojë disa rregulla loje për bashkëjetesën e shteteve," kërkon spanjollja EL PAIS. Autonomia politike për Tibetin mund të ishte hapi i parë në këtë drejtim.

Kosova

E përditshmja amerikane THE NEW YORK TIMES i komenton ato si "një test për vendosmërinë ndërkombëtare për të ruajtur shtetin e porsalindur".

Ndërsa e përditshjmja ruse VREMJA NOVOSTEJ, nisur nga ngjarjet e të hënës (17.03.) në Mitrovicë parashikon se situata nuk do të jetë e qendrueshme: "Meqënëse Prishtina është e vendosur ta mbajë nën kontroll edhe pjesën serbe të qytetit, ndërsa serbët i shikojnë forcat policore kosovare si ekstremistë armiqësorë, në çdo çast mund të plasë dhuna."

E përditshmja spanjolle EL MUNDO kërkoi tërheqjen e trupave spanjollë nga Kosova, meqënëse siç argumenton gazeta, Spanja është kështu duke e realizuar shkëputjen e kundërligjshme të Kosovës.

"Kaos në vend të politikës" kanë sjellë aleatët në Kosovë, ankohet një komentator i jashtëm në të përditshmen ruse ROSSIJSKAJA GAZETA: "Rregullat ndërkombëtare të deritanishme janë çfuqizuar, por Uashingtoni me këtë nuk ka fituar asgjë, ndërsa BE-ja po fiton vetëm pika negative, pasi ajo deri tani nuk ka arritur të zgjidhë asnjë konflikt nacional në kontinent, dhe vetëm një naiv mund të mendojë se BE-ja në Kosovë do të ketë sukses", shkruan ndër të tjera gazeta ruse.

  • Data 26.03.2008
  • Autor A. Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DSqm
  • Data 26.03.2008
  • Autor A. Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DSqm