1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Terrorizmi në Kaukaz nën petkun e besimit islamik

Kaukazi dhe Azia Qendrore nuk gjejnë qetësi. Terroristët islamikë i destabilizojnë këto rajone. Viktimat civile për terroristët nuk luajnë asnjë rol.

Pas një atentati në Çeçeni

Pas një atentati në Çeçeni

Gjykata më e Lartë e Rusisë ka regjistruar aktualisht 19 organizata si terroriste dhe i ka ndaluar. Të përkthyera ato mbajnë emra si: Lufta e Shenjtë, Lëvizja e Talibanëve, Shoqëria për Rilindjen e Trashëgimisë islame etj.

Shumë nga organizatat i kanë rrënjët në Kaukaz. Ato i kanë luftëtarët e tyre në male të vështira për t'u futur, të republikave Çeçeni, Ingusheti dhe Dagestan. Që prej këtu, ato përhapin në emër të lirisë dhe besimit të vërtetë terror të përgjakshëm.

Në Kaukaz vriten çdo ditë ushtarë rusë

Shpesh dhuna drejtohet kundër ushtarëve rusë, policëve dhe punonjësve të shërbimit të fshehtë, të cilët nga ana e tyre kanë për detyrë t'i ndjekin terroristët pa mëshirë. Alexander Bastrykin, drejtues i Autoriteteve më të larta Hetimore të Rusisë pranoi në tetor hapur përballë stacionit radiofonik Echo Moskvy:

"Në Kaukazin Verior, edhe në Dagestan, praktikisht për fat të keq zhvillohet luftë. Trupat tona në republikat e Kaukazit të Veriut humbasin çdo ditë pesë deri në gjashtë vetë."

Shumicën e herëve me atentate vetëvrasëse dhe atentate me bomba, në të cilat në muajt e shkuar pa u merakosur është llogaritur edhe vdekja e civilëve.

Synimi: shtet islamik në Kaukaz

Terroristi më i kërkuar i Rusisë, Doku Umarow, i cili drejton organizatën "Emirati Kaukazian" i sheh atentatet si ndëshkim të drejtë hyjnor. Pas atentateve ndaj metrosë së Moskës në mars, në të cilat u vranë 40 vetë, ai pranoi në një videomesazh:

"Ju rusë e shihni luftën vetëm në televizionet tuaja dhe prandaj jetoni të qetë. Ju nuk reagoni ndaj së keqes, që bëjnë këtu banditët tuaj nën drejtimin e Putinit. Unë ju premtoj: lufta do të vijë në rrugët tuaja. Këtë do ta ndieni në trupin tuaj."

Synimi i deklaruar i Umarovit është që ta kthejë Kaukazin në një shtet të pavarur islamik. Me çfarëdo çmimi që të duhet të paguhet për këtë.

Retorika e tij nuk dallon shumë nga ajo që përhap Mulla Abdullai në Azinë Qendrore - në Taxhikistan, në kufi me Afganistanin, në Uzbekistan. Lufta për pushtet dhe ndikim edhe këtu merr pamjen e kryqëzatës kundër Perëndimit të degjeneruar, kundër të pafeve. Gazetari taxhikas, Salohidin Ergashev shpjegon:

"Ministria e Mbrojtjes e Taxhikistanit është e mendimit se luftëtarët e përdorin retorikën islamike dhe opozitare vetëm si mbulesë për synimet e tyre. Në të vërtetë, ata duan ta kthejnë Lindjen e Taxhikistanit në zonë të luftës civile, në territor trajnimi për trupa terroriste, me të cilat të bashkohen kritikë të regjimit, por edhe ushtarë të paguar, si individë ose në grupe."

Bizneset me luftën funksionojnë

Bëhet fjalë për kontrollin e rrugëve të drogës dhe të kontrabandës fitimprurëse të armëve. Për këtë, grupet terroriste bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën. Mercenarë afganë dhe pakistanezë lidhin aleanca me terroristë çeçenë dhe me fundamentalistë uzbekë.

Bizneset me terrorin ecin mirë. Veç kësaj ka donacione nga e gjithë bota. Problemet për të shtuar radhët, grupet që luftojnë nën flamurin islamik nuk i njohin: të pakënaqur ka shumë në vendet e varfra. Ata janë të gatshëm të luftojnë dhe të vdesin për një jetë më të mirë, në këtë ose në atë botë.


Autor: Christina Nagel/Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 22.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QEqx
  • Data 22.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QEqx