1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Terrorizmi duket të jetë një sport masiv

Shtypi gjerman mbi temat e ditës

default

Lista e Kombeve të Bashkuara

Gazeta "Neues Deutschland" nga Berlini komenton listën e terroristëve në SHBA:

"Në këtë listë mund të bëjë pjesë kushdo. Sepse në sytë e autoriteteve që merren më çështjet e sigurisë në SHBA terrorizmi duket të jetë një sport masash. (...) Por, paranoja e Bushit mund të prekë këdo që pretendohet të ketë shokë të gabuar, të ketë pikëpamje të gabuara dhe të jetë anëtar i organizatave të gabuara. Ose të ketë emër të dyshimtë. "

Gazeta "Frankfurter Rundschau" trajton krizën qeveritare belge:

"Tani kriza belge ka ardhur sërish. Qeveria e Letermes është në perëndim të saj, duke dështuar nga kontradiktat midis popullsisë frankofone dhe asaj që flet hollandisht. Sërish bëhet fjalë për ndarje. Por puna nuk ka ardhur deri aty. Belgët janë mjeshtra në lojë. Tani puna është si të fitohet kohë. Në zgjidhje të mëdha, që do zbutnin për afat të gjatë konfliktin, nuk beson kërkush në Belgjikë."

Gazeta "Berliner Zeitung" trajton temën e çmimeve të larta të energjisë:

"Shteti nuk duhet të subvencionojë konsumin e energjisë por duhet të nxisë kursimin e saj. Asnjë energji nuk është më e lirë se sa energjia e pakonsumuar. Zyra federale e ambientit she në Gjermani potenciale që do të mund t`i bënin të panevojshme 30 centrale. Një strategji e tillë eficiente jo vetëm që do të ishte e qëndrueshme, por prej saj do të përfitonin të gjithë. Edhe të ashtuquajturit njerëz të thjeshtë."

Gazeta "tageszeitung" e Berlinit shkruan për procesin kundër sulmeve të policisë kundrejt protestuesve të G-8 në Gjenovë:

"Raporte shokuese ato që dolën në fund të korrikut të 2001-it nga burgu i policisë në Bolzaneto në Gjenovë. amnesty international foli madje për suspendimin e shtetit të së drejtës. Dhe me të drejtë, sepse njerëz që kishin bërë të vetmin krim që kishin protestuar kundër takimit të nivelit të lartë të G-8, u keqjtrajtuan për ditë të tëra, u rrahën dhe ju nëpërkëmb dinjteti. Por shokuese ishte edhe gjykimi i tanishëm kundër 45 punonjësve të Bolzaneto-s. Drama u transformua në pozë të drejtësisë. Në shikim të parë duket sikur viktimat morrën pak të drejtë, sepse 15 policë, roje dhe mjekë të burgut morrën dënime. Por mbrapa këtyre gjoja denimeve fshihet mungesa e plotë e dënimeve - 30 punonjës u lanë krejt të lirë."

  • Data 16.07.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EdAD
  • Data 16.07.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EdAD