1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Terrorizmi bërthamor një kërcënim real?

Edhe pse ende nuk ka pasur një sulm terrorist me armë bërthamore, ky nuk është më një përfytyrim abstrakt.

Një vit më parë gjatë një sulmi me bombë në maratonën tradicionale në Boston pati të vdekur dhe të plagosur, SHBA u trondit si dikur nga 11 shtatori i vitit 2001. Por çfarë do të kishte ndodhur po të kishte qenë një sulm terrorist bërthamor? "Pasojat do të ishin shkatërruese," thotë Giorgio Françeskini nga HSFK. Në një rast të tillë do të ishin të nevojshme masa të gjëra evakuimi dhe dekontaminimi, kufizim të të drejtave të njeriut, pasiguri dhe destabilizim të qeverive.

Terrorizmi bërthamor një kërcënim real?

Për të parandaluar një gjë të tillë duke filluar nga sot 53 Krerë shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike IAEA, Interpolit, si dhe të BE-së mblidhen në Hagë në Samitin e tretë të Sigurisë Bërthamore. Ata do të diskutojnë lidhje me terrorizmin bërthamor.

Qëllimi i Barak Obamës që e inicioi këtë nismë në vitin 2009 është për të luftuar kërcënimin nga terrorizmi bërthamor përreth globit.

Edhe pse ende nuk ka pasur një sulm të tillë terrorist, ky nuk është më një përfytyrim abstrakt. “Grupi terrorist Al-Kaida dhe sekti japonez Aum Shinrikyio thuajse e kishin gjetur lëndën e parë për një bombë bërthamore dhe ishte marrë me teknologjinë për ndezjen e një pajisje shpërthyese bërthamore, por projekti dështoi,"thotë Franceschini. Edhe terroristët çeçenë kanë provuar të përdornin një armë radiologjike në Moskë.

Sigurimi i lëndëve luftarake

Në krye të rendit të ditës tä samit është sigurimi i lëndëve bërthamore që mund të përdoren për armatime. Sipas të dhënave në botë ka sot ende rreth 1390 tonë uranium të pasuruar dhe rreth 490 tonë pluton. 260 tonë syresh përdoren për qëllime civile, p.sh. në spitalet e radiologjisë.

Ekspertët janë të alarmuar se ky lloj materiali radoaktiv mund të vidhet, si ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar në Meksikë, ku u vodh një kamion me pajisje mjekësore, ku gjendej edhe kobalt 60. Kjo sasi ishte e mjaftueshme për të sajuar një bombë radioaktive, thotë Michelle Cann nga organizata Partnership for Global Security.

Krahas masave më të mira për depozitimin dhe sigurimin e lëndëve radioaktive, ekspertët kërkojnë edhe pakësimin e këtyre lëndëve. Kjo për shkak se proleme me sigurinë ka si në depot në vende të tilla si Pakistani, ashtu edhe në Perëndim.

Michelle Cann thotë se reduktimi i e lëndëve radioaktive është i mundshëm si tregon rasti i Austrisë, Çekisë, Hungarisë, Meksikës, Suedisë, Ukrainës dhe Vietnamit, që i kanë eliminuar pjesërisht ose plotësisht arsenalet e tyre me armë bërthamore. Këtë shembull duhet ta ndjekin edhe vende të tjera që do të marrin pjesë në takimin e Hagës, thotë Michelle Cann.