1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Terroristët mund të përdorin si armë laptop-ët

2 Prill 2017

Sipas të dhënave të ekspertëve amerikanë të sigurisë, terroristët tentojnë të fshehin lëndë shpërthyese në laptop-ë, të cilat nuk identifikohen dot në kontrollet e sigurisë në aeroporte.

https://p.dw.com/p/2aUfd
USA Sicherheitskontrollen Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport
Fotografi: picture-alliance/dpa/E. S. Lesser

Organizatat terroriste duket se kanë zhvilluar metoda më efektive për të fshehur lëndët shëprthyese në kompjuterat portativë apo aparate të tjera elektronike. Me gjasë lënda shpërthyese nuk zbulohet dot as nga skanerët në kontrollet e sigurisë në aeroporte, thuhet në raporte të televizionit, CNN, CBS dhe televizioneve të tjera që bazohen në informacione të policisë federale amerikane, FBI dhe burime të tjera të shërbimeve sekrete.

Grupe të caktuara terroriste, sipas shërbimeve sekrete, kanë madje edhe aparatura kontrolli, me të cilët testojnë, nëse bombat e fshehura janë vërtet të padukshme. Ministria Amerikane për Mbrojtjen e Ardheut nuk i konfirmoi këto zëra. Megjithatë në një prononcim të saj thuhet, se „ka të dhëna që grupet terroriste vazhdojnë ta kenë në shënjestër aviacionin civil, ndër to bën pjesë edhe trafikimi i lëndëve shpërthyese në aparate elektronike".

Kritika nga IATA

Ndoshta janë këto të dhëna që kanë shërbimet sekrete, të cilat e shtynë SHBA dhe Britaninë e Madhe për të kufizuar lejimin e aparateve elektronike në bord. Qeveria amerikane ndali më 21 mars marrjen e aparateve elektronike në çantat e dorës për fluturime direkte nga 10 aeroporte nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Arsyetimi i Uashingtonit ishte se shërbimet sekrete kanë paralajmëruar nga fshehja e bombave në aparate elektronikë.

Në bord ndalohen, sipas të dhënave amerikane, të gjitha aparatet elektronike që janë më të mëdha se telefonët celularë, pra laptop-ët, kompjuterat-tablet, kamerat etj. Këto aparate elektronike mund të dorëzohen në mënyrë që të depozitohen brenda avionit si valixhet. Në bord lejohen aparatet mjekësore. Shoqata Botërore e Qarkullimit Ajror (IATA) e kritikoi vendimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe.