1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Terrori i prek të dyja palët"

Sulmi terrorist kundër civilëve izraelitë në Tel Aviv tregon se sa i ndërlikuar është konflikti në Lindjen e Mesme. Përgjegjës janë si izraelitët dhe palestinezët, thotë politologia Sylke Tempel.

Pas atentantit të mërkurën në mbrëmje në një kafene në qendër të Tel Aviv, ku dy palestinezë qëlluan me armë dhe vranë katër izraelitë dhe plagosën të paktën pesë vizitorë nuk dihet ende, nëse atentatorët kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe cili ishte sfondi i atentatit. Sipas politologes Sylke Tempel për t'u shënuar është fakti që persona të armatosur kanë arritur të kalojnë të armatosur pikat e kontrollit kufitar.

Prej terrorizmit janë të prekura të dyja palët

Politologia Tempel mendon se prej terrorizmit janë të prekura të dyja palët. Në territoret palestineze që drejtohen nga Abbasi ekziston shqetësimi se disa prej luftëtarëve mund të kenë edhe motive xhihadistë. Kjo do të ishte një kërcënim për autoritetet palestineze të autonomisë. Kjo është arsyeja se pse në këtë drejtim bashkëpunimi me izraelitët është relativisht i ngushtë.

Në të njëjtën kohë dikush që hap në Izrael zjarr mbi kalimtarët në një kafene, konsiderohet si luftëtar hero dhe luftëtar i rezistencës ndaj pushtimit dhe jo si një terrorist. Në këtë pikë autoritetet palestineze janë në mëdyshje.

A ka vend për koncesione?

Sylke Tempel është gazetare dhe autore gjermane. Që nga viti 2008 ajo është kryeredaktore e revistës Internationale Politik.

Sylke Tempel është gazetare dhe autore gjermane. Që nga viti 2008 ajo është kryeredaktore e revistës "Internationale Politik".

Ajo që bie në sy, thotë politologia, është që qeveria izraelite është treguar kohët e fundit shumë e tërhequr, sepse gjatë muajve të fundit është vënë re se sulmet shpesh nuk janë organizuar nga Hamasi apo ndonjë milici, por janë kryer nga persona të veçantë. "Sa për negociatat, unë nuk shoh aktualisht asgjë, që mund t'i rivërë ato përsëri në lëvizje." - thotë Sylke Tempel.

Politologia mendon se projekti i një shteti hebre në kuptimin demografik dhe njëkohësisht edhe demokratik nuk mund të funksionojë së bashku me pushtimin e Bregut Perëndimor të lumit Jordan. Nga ana tjetër edhe pala palestineze deri tani nuk ka gjetur asnjë përgjigje për pyetjen, se çfarë koncesionesh mund të bëjë.

Shumë palestinezë janë tashmë të mendimit se si koncesion mund të kërkohet vetëm rimarrja e Bregut Perëndimor të lumit Jordan dhe e Rripit të Gazës - dhe jo e të gjithë e territorit të mandatuar. Por edhe në qoftë se bëhet fjalë vetëm për Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, për disa palestinezë nuk janë të pranueshme as edhe një ose dy për qind humbjeje territoriale në rast të një shkëmbimi të mundshëm të territoreve. Prandaj vendimi është në mes të një shteti të aftë për të ardhmen apo një insistimi për riparimin e padrejtësisë.