1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Terror nё Irak - Kryeministri Maliki i zёnё ngushtё

Ekstremistёt suni po pushtojnё gjithnjё e mё shumё pjesё nё veri tё Irakut. Nё luftёn kundёr organizatёs terroriste ISIS tani kryeministri al Maliki po pёrballet me kritikёn, se ka dёshtuar.

Guvernatori i Mosulit dukej i shqetёsuar kur doli nё konferencёn e shtypit tё mёrkurёn (11.06.2014) nё metropolin kurd, Ebil, ku konfirmoi, se qyteti i tij ёshtё vёnё nёn kontrollin e organizatёs terroriste ISIS. Atheel al-Nujaifi i ka sytё me rrathё nga lodhja. Ai mundi tё largohej nga Mosuli nё minutёn e fundit pёr t'u arratisur nё territoret e sigurta kurde, pёrpara se selia e Nujaifis tё sulmohej prej antarёve tё "Shtetit Islam nё Irak dhe Siri", madje ata pushtuan edhe stacionet televizive dhe sulmuan aeroportin.

Kemi "çliruar" Mosulin brohorisnin burrat e veshur nё tё zeza duke ngritur flamujt e tyre tё Xhihadit nё godinat e psuhtuara. Dy ditё qyteti ka qenё pa ujё dhe pa energji dhe mijrёra vetё janё nё arrati, tha guvernatori. Sipas pёrllogaritjeve ka njё gjysmё milioni refugjatё, qё po largohen nga Mosuli dhe provinca Nineveh. Misioni i OKB-sё nё Irak njofton, se edhe shkollat ndodhen nё shёnjestёr tё sulmeve me predha. Rrethana tё tilla nuk kanё tё bёjnё me çlirim.

Ndёrkaq ushtria irakiane ёshtё tёrehqur tёrёsisht nga qyteti duke i lёnё fushё tё lirё veprimi ISIS. Edhe provinca pёrreth Nineva ndodhet tёrёsisht nё duart e organizatёs terroriste. Anbar, provinca nё veri-lindje tё Bagdatit, ёshtё njё bazё operative dhe strehimi. Qёllimi ёshtё tani pushtimi i provincёs Kirkuk, bashkё me qytetin mё tё pasur me naftё dhe provincat fqinje Salah ad-Din dhe Dijala, thuhet nё Bagdat.

Nёse arrihet kjo, ISIS do tё kontrollonte territorin, qё pёrfshin tri provincat autonome kurde nё veri-lindje tё Irakut dhe gjtihё veriun. Ekstremistёt me kёtё do t'i afroheshin edhe mё shumё qёllimit tё tyre: mund tё krijohej njё "shtet islamik". Se çfarё do tё thotё kjo, irakianёt e kanё mjaft tё ngulitur nё kujtesё, kur pёrmes fletёve volante urdhёrohej veshja strikte islamike, kur bombardoheshin lokalet e pijeve alkoolike dhe qёllloheshin gratё qё ngisnin makinat. Vetёgjyqёsia e terroristёve ka çuar nё vrasje mizore, rrёmbime tё tmerrshme dhe anarki e pakufi. Kjo ka ndodhur para dhjetё vjetёsh.

Kryeministri Nuri al-Maliki ndodhet tani me shpatulla pas murit. Sepse jo vetёm guvernatori i Mosulit po ngre akuza tё rёnda ndaj kryeminitrit. Edhe shumё politikanё tё tjerё tё partive tё ndryshme e bёjnё Malikin pёrgjegjёs pёr gjendjen. Nё katёr vitetet e shkuara tё mandatit tё tij 63 vjeçari shiit ka qenё autoriteti i vetёm edhe si ministёr i Mbrojtjes edhe i Punёve tё Brendёshme, pra komandat mbi tё gjitha forcat e rendit nё vend. Ai vet bёn pёrgjegjёse luftёn nё Siri pёr aksionet e ISIS nё vendin e tij. Organizata vepron nё disa vende. Arabia Saudite dhe Katari janё financuesit e terrorit, akuzoi kryeministri sё fundi nё njё intervistё pёr televizionin francez France 24. Ata synonё tё rёzojnё qeverinё shiite. Qё gjendja e rёndё nё Siri dhe forcimi i ISIS atje mund tё kenё pasoja ndaj Irakut fqinjё, kjo ёshtё e qartё. Por ky ёshtё vetёm njё aspket i gjendjes sё komplikuar.

Kush e njeh situatёn nё Irak, e priste qё do tё ndodhte kjo. "Nёse Maliki zgjidhet pёr njё mandat tё tretё, atёherё kёtu do tё ketё luftё civile", profetizonin qarqe tё mirёinformuara mё 30.04.2014, dita e zgjedhjeve parlamenatre. Madje edhe pёrfaqёsuesit e forumit ekonomik gjermano-irakian, nё takimin e tyre tё fundit ishin tё mendimit, se "Maliki duhet tё largohet." Ai tani e ka prishur me tё gjithё, thonё sipёrmarrёs irakianё e gjermane: Me kurdёt, me sunitёt si dhe me partnerёt e vet shiitё. Tensionet nё radhёt e koalicionit tё tij janё bёrё tё padurueshme. Secili bllokon tjetrin, asgjё nuk ecёn mё.

Nё kёtё situatё emergjente tani Maliki i drejtohet botёs sё jashtme pёr ndihmё. Pikёrisht amerikanёt duhet ta ndihmojnё atё tani, ata qё nё fund tё 2011 ai i largoi pa asnjё kompromis, pa nёnshkruar kёrkesёn pёr shtyrjen e mandatit tё kёshilltarёve ushtarakё. Por qeveria nё Uashington e di rёndёsinё politike tё situatёs aktuale nё Irak. Zёdhёnsi i shtёpisё sё bardhё i premtoi armatime Malikit, por Iraku duhet t'i zgjidhё vet problemet. Se nё çfarё situate defensive ndodhet kryeministri e dёshmon thirrja drejtuar parlamentit. Deputetёt duhet tё vendosin, se çfarё duhet bёrё tani.