1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tensionime serioze të gjendjes në Lindjen e Mesme

Për pesë muaj me radhë ishte në fuqi armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, por po shtohet frika se kësaj periudhe po i vjen fundi. Palestinezët radikalë qëlluan me raketa, ndërsa qeveria izraelite mbyli kufirin.

default

Bllokohet kufiri

Udhëheqësit politikë të Qeverisë izraelite angazhohen për një kurs të ashpër ndaj Hamasit dhe popullatës palestineze në Rripin e Gazës. Ministri Gideon Ezra e quajti në radion izrealite të drejtë bllokimin e kufirit të Rripit të Gazës, për mallëra dhe për njerëz.

"Një punë duhet të kuptohet: Shteti izraelit e ka për detyrë që popullit të Rripit të Gazës t'i shkaktojë vuajtje, për shkak të vuajtjeve të shtetit izraelit. Nuk është e mundur që njerëzit në Rripin e Gazës të jenë të mbrojtur, ndërsa në rajonet tjera të detyrohet të mbyllen në bunkera", tha ai.

Pas sulmeve me raketa të ekstremistëve palestinezë, është mbyllur edhe ujësjellësi për popullatën e Rripit të Gazës. Ministri tha se ban orët e Rripit të Gazës duhet ta kuptojnë se në rast vazhdimi të raketimeve, do të mbeten pa gjërat e domosdoshme për një jetë të mirë. Ministri Ezra hodhi poshtë kërkesat e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për hapjen e kufirit dhe lejimin e furnizimit të një 1,5 milionë njerëzve në këtë rajon.

"Nuk e besoj që Amnesty International është përgjegjës për njerëzit në këtë rajon apo për ata rreth Rripit të Gazës. Përgjegjësinë për këta njerëz e ka shteti izraelit dhe jo Amnesty International. Dhe me gjithë rrespektin ndaj sekretarit të përgjithshëm të OKB, ai duhet të jetë i balancuar ndaj të dyja palëve", pohon ministri.

Ministri i mbrojtjes Ehud Barak deklaroi në një intervistë televizive se Qeveria po ndërmerrë të gjitha masat për mbojtjen e qytetarëve dhe ushtarëve izraelitë. Në qoftë se Hamasi i përmbahet armëpushimit, atëherë Qeveria izraelite do ta shqyrëtojë seriozisht gjendjen e re. Barak hodhi poshtë të gjitha kritikat ndaj Izraelit.

"Armata e di se çfarë duhet bërë. Atje janë njerëzit më të mirë të shtetit. Ata janë duke bërë shumë dhe i kanë vrarë 13 pjesëtarë të Hamasit."

Në pyetjen e moderatorit të televizionit publik Kanal 1, pse janë vrarë këta 13 palestinezë, kur thuhet se pala izraelite është e interesuar për armëpushim, barak u përgjigj fjalë për fjale: "Sepse e kemi parë se si po gërmojnë një tunel në drejtimin tonë dhe e kemi parë një grup luftëtarësh të Hamasit të cilët po vinin në drejtimin tonë, si duket për të vënë lëndë shpërthyese. Këto janë operacione që duhet ndërmarrë dhe që do të ndërmarrim edhe në të ardhmen."

Të shtunën në veri të Rripit të Gazës janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izrealite edhe dy militantë, njoftojnë mediat palestineze. Një zëdhënëse e ushtrisë hodhi poshtë këto pohime, por mediat izraelite ishin ato të cilat disa orë më parë njoftuan për shkrepjen e shumë raketave Kassam.

  • Data 15.11.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FvYg
  • Data 15.11.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FvYg