1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Tensione të tjera të garantuara - Britanikët nuk ia japin mandatin partive të mëdha

Britanikët zgjodhën një parlament të ri, ku pas shumë dekadash duhet të krijohet një koalicion qeveritar. Konservatorët kanë fituar më shumë vota se laburistët por pa mbështetjen e partive të tjera nuk mund të qeverisin.

default

Rezultati i zgjedhjeve nuk paraqet ndonjë befasi. Për javë të tëra në sondazhe ishte parashikuar krijimi i një situatë pat në parlament. Shumëkush ka shtruar pyetjen pse ishte kaq atraktiv paralajmërimi për një garë të barabartë. Raportet e paqarta parimisht nuk i do askush në kohën e krizave ekonomike. Por, ishte diçka tjetër që i bëri kaq interesante këto zgjedhje: përjashtimi i sistemit dypartiak.

Pas 13 vjet pushteti të laburistëve, zgjedhësit e partisë së kryeministrit Gordon Brown janë lodhur. Kryeministri i padëshiruar i cili këtë post e mori nga Tony Blair, pa fituar asnjë herë në zgjedhje, nuk la në fushatë ndonjë përshtypje shumë të mirë. Por as lideri i konservatorëve David Cameron, nuk fitoi shumicën e votave të britanikëve. Partia e tij ka fituar më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ka dalë partia më e madhe në parlament, por nuk fitoi shumicën absolute. Në vendin e tretë është liberal-demokrati Nick Clegg, i cili solli në fushatë një erë të re. Megjithatë rritja e popullaritetit në kohën e debateve televizive nuk rezultoi me shtimin e numrit të mandateve në parlament dhe kjo për disa shkaqe: së pari, me debate televizive nuk mund të fitohen zgjedhjet në Britani të Madhe. Por shkaku kryesor është sistemi zgjedhor në këtë vend. Një votë për një kandidat i cili nuk fiton, llogaritet si votë e humbur, sepse numri i përgjithshëm i votave të fituara në mbarë vendin nuk luan asnjë rol. Pikërisht këtë duan ta ndryshojnë liberal-demokratët. Por për këtë duhet të ndryshojë status quoja në shumë rrethe zgjedhore.

Irene Quaile

Irene Quaile

Edhe pse ata nuk fituan sa është parashikuar, për shkak të situatës pat liberal-demokratët kanë forcuar shumë pozicionet e tyre. Si forca e tretë politike ata mund ta kushtëzojnë futjen e tyre në koalicion me reformën e sistemit zgjedhor. Edhe partitë më të vogla, para së gjithash, skocezët dhe ato nga Uellsi, kanë mundësinë që të negociojnë me partitë e mëdha. Sepse pa mbështetjen e të "vegjëlve" nuk mund të qeverisë asnjëri prej të "mëdhenjve".

Sistemi zgjedhor britanik ishte si një lloj garance e stabilitetit. Koalicionet kanë qenë për britanikët gjithmonë diçka e dyshimtë. Por kohërat po ndryshojnë. Prej vitit 2005 ky vend qeveriset nga një parti e cila kishte shumicën, por në zgjedhje kishte fituar vetëm 35 për qind të votave. Zgjedhësit kanë votuar për ndryshimin e sistemit. Ndërkohë britanikët gjenden para një situate të rëndë. Qeveria e ardhshme duhet të ndërmarrë disa masa të pakëndshme, për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Britania e Madhe nuk ka kohë për debate të stërzgjatura. Ruajtja e status quosë politike do të kishte pasoja të rënda. Britanikët dhe bashkësia ndërkombëtare kanë nevojë për krijimin e një qeverie, që do të ishte e aftë për veprime të shpjeta. Duket se koha pas zgjedhjeve do të jetë po aq interesante sa edhe para zgjedhjeve.

Autor: Irene Quaile

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 07.05.2010
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NI48
  • Data 07.05.2010
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NI48