1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tensione në zonën kufitare siriano-izraelite

Përhapja e luftës civile në Siri në vendet fqinje është një prej shqetësimive më të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare. Për tre ditë rresht nga Siria është shtënë në drejtim të Lartësive Golan të aneksuara nga Izraeli.

Tensionet në zonën kufitare siriano-izraelite vazhdojnë të rriten nga dita në ditë. Kjo ka shtuar edhe shqetësimet për një përhapje të luftës civile të Sirisë në vendet fqinje. Sipas të dhënave të radios ushtarake izraelite për tre ditë rresht nga Siria është shtënë në drejtim të Lartësive Golan të aneksuara nga Izraeli. Në incidentin e fundit të martën në mëngjes, sipas të dhënave të ushtrisë është dëmtuar një makinë ushtarake. Megjithatë nga sulmi nuk ka pasur viktima apo të plagosur. Ushtarët izraelitë i janë kundërpërgjigjur zjarrit. Ushtria është duke ndjekur zhvillimet me shqetësim në rritje, thuhet më tej.

Izraeli është i përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm në Siri

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Përhapja e luftës civile në Siri në vendet fqinje është një prej shqetësimive më të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare. Izraeli ka rezervuar të drejtën që të ndërhyjë ushtarakisht kundër furnizimeve me armë të qeverisë siriane apo iraniane për milicët Hezbollah të Libanit. Hezbollah është konsideruar si një dorë e zgjatur e shtetit shiit të Iranit dhe lufton nga Libani kundër Izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu derklaroi së fundi të të dielën e kaluar se Izraeli është i përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm në Siri.

Izraeli kishte pushtuar lartësitë Golan të Sirisë në veri të vendit në vitin 1967 në luftën që sot njihet si lufta gjashtëditore. Lartësitë Golan sot janë një rajon i rëndësishëm strategjik në kufi me Sirinë dhe gjithashtu një faktor i rëndësishëm ekonomik për bujqësinë, vreshtarinë dhe turizmin.

Konflikti sirian me pasoja edhe për Libanin

Lufta civile në Siri shkakton vdekje dhe tmerr edhe në Libanin fqinj. Të martën u plagosën tetë njerëz kur në qarkun Akkar në afërsi të kufirit sirian ranë tetë granata të cilat ishin shkrepur nga territori sirian. Në mesin e të plagosurëve janë edhe disa refugjatë sirianë, raportoi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA.

Një ditë më parë, në qytetin verior të Tripolit u vra një ushtar, kur ushtria provoi t'i japë fund një përleshje mes kundërshtarëve libanezë dhe përkrahësve të presidentit sirian Bashar al-Asad. Libanezë të armatosur janë të pranishëm edhe në Siri. Në ditët e kaluara luftëtarë të milicëve shiit aleatë me Asadd-in u vranë nga rebelët në qytetin sirian Al-Kusair. Grupe të vogla të luftëtarëve sunit po luftojnë ndërkaq në anën e rebelëve sirian.