1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

USA Außenpolitik Kongresswahlen

2 Nëntor 2010

Në fushatën zgjedhore të zhvilluar para zgjedhjeve për Kongresin amerikan, temat ndërkombëtare nuk luajton ndonjë rol të madh. Por rezultati i zgjedhjeve mund të ketë ndikim direkt në politikën e jashtme amerikane.

https://p.dw.com/p/PviK
Presidenti i SHBA-së Barack Obama.
Disfatë e parashikuar - demokratët e Obamës presin humbje të thella në zgjedhjet për Kongresin.Fotografi: AP

Vërtet, që tingëllon e vjetëruar. Megjithatë, asgjë nuk e përshkruan më mirë gjendjen e amerikanëve, që zgjedhin më 2 nëntor një Kongres të ri dhe 37 senatorë të rinj, se sa shprehja e vjetër e Bill Clinton-it thënë në fushatën zgjedhore të 1992-it: "Është ekonomia, e marrë". Dhe me një papunësi prej gati dhjetë përqindësh, një treg imobiliesh të shkatërruar dhe me një ekonomi që nuk lëviz, amerikanët kanë arsye të mjaftueshme për tu shqetëuar për ekonominë.

Megjithatë po kaq e gjatë është edhe lista e temave të politikës së jashtme: Një luftë që zgjast prej 9 nëntë vjetësh në Afganistan me një fund që nuk i dihet, gjendja e tensionuar në Lindjen e Afërme, në të cilat bisedimet direkte midis izraelitëve dhe palestinezëve, të ndërmjetësuara nga SHBA mund të ndalen çdo moment, konflikti i vazhdueshëm për programin atomik iranian si dhe ndryshimi i udhëheqjes brenda diktaturës së Koresë së Veriut, vend që zotëron armë atomike.

Të gjitha këto tema, nuk luajnë ndonjë rol në këto zgjedhje, thotë Thomas E. Mann, një ekspert i kongresit amerikan në Institutin Brookings në Uashington, DC: "Pjesa më e madhe e njerëzve janë kaq pesimistë sa i përket ekonomisë, saqë kjo temë dominon në fushatën zgjedhore."

Politika e jashtme e papranishme

Politika ndërkombëtare shfaqet vetëm në fushatat elektorale, nëse ajo lidhet me një temë kombëtare, shpjegon Mann. Kina për shembull përmendet kur bëhet fjalë për politikën ekonomike ose për mungesën e ekuilibrave globalë të valutave. Meksika përmendet kur diskutohet për migracionin ilegal dhe ndikimet e tij në ekonominë amerikane. Përndryshe, gjithçka që flitet ka të bëjë me politikën e brendshme, sidomos me ekonominë, thotë Mann.

Anëtarë të lëvizjes "Tea Party" në Cincinnati, Ohio.
Anëtarë të lëvizjes "Tea Party" në Cincinnati, Ohio.Fotografi: DW

Ndërkohë që politika e jashtme nuk ka ndikim mbi zgjedhjet, rezultati i tyre mund të ndikojë mjaft në politikën e jashtme amerikane. Këtë e thonë edhe studiuesit e zgjedhjeve: nëse republikanët marrin shumicën në dhomën e deputetëve, atëherë do të kenë pak shanc të marrin shumicën në Senat. Sepse të dyja mund të ndryshojnë mënyrën si bëhet politika ndërkombëtare në Uashington.

"Ka shumë kandidatë republikanë për Dhomën e Përfaqësuesve nga Lëvizja Tea-Party, dhe këta janë kandidatë shumë konservatorë“, thotë studiuesi i politikës Douglas Foyle nga Universiteti Wesleyan, i cili merret me ndikimet e politikës së brendshme në atë të jashtme. "Ata nuk kanë folur shumë mbi politikën e jashtme, prandaj nuk e di kërkush çfarë kanë ndër mend të bëjnë po të zgjidhen."

Për një temë kanë folur kandidatët e Lëvizjes Tea-Party gjatë fushatës, atë të buxhetit të ekuilibruar.

"Nëse duan të ekuilibrojnë buxhetin, atëherë duhet të bëjnë kursime në shpenzimet për mbrojtjen, sepse ato përbëjnë gati gjysmën e shpenzimeve shtetërore", thotë Foyle. "Por dobësimi i politikës së jashtme, duke shkurtuar paratë për ushtrinë, tradicionalisht nuk është një gjë që e bëjnë republikanët".

Autor: Michael Knigge / Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani