1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Tendecë për mbajtjen larg të anëtarëve të papërshtatshëm në parti

Temë qendrore në të përditshmet e sotme gjermane është përjashtimi i ish-ministrit të ekonomisë dhe ish-kryeministrit të landit të Renanisë Veriore - Vestfalisë, Volfgang Klement nga Partia Socialdemokrate.

default

Volfgang Klement

Lajmi u publikua të enjten (31.07) nga një zëdhënës i partisë në rrafsh vendi në Berlin. Përjashtimi bëhet sipas vullnetit të komisionit të arbitrazhit të Partisë Socialdemokrate të landit.

'Westdeutsche Allgemeine Zeitung' e Essenit:

"Edhe nëse të dyja rastet me siguri që janë të shtruara ndryshe, edhe nëse teza pasuese është e padrejtë, në fund rezultati duket kështu: Partia Socialdemokrate është një parti ku nuk ka vend as për dikë si Oskar Lafonteni dhe as për të tillë si Volfgang Klementi. Ajo nuk mund dhe nuk do t'u ofrojë atdhe kokëngjeshurëve, kokëfortëve dhe egoistëve. Për një parti, e cila që prej themelimit të saj ka lufutar gjithnjë kundër kryengritjeve më të mëdha për lirinë e shprehjes së mendimit, ky është një rezultat i pritur. Për një parti që është duke humbur në masë të madhe anëtarët e saj, ky është vendim i drejtë", shkruan në numrin e saj të sotëm.


Nga 'Abendzeitung' e Mynihut lidhur me këtë çështje shkëpusim:

"Rasti i Klementit tregon gjendjen katastrofale dhe nervozitetin që është duke sunduar në Partinë Socialdemokrate... Megjithatë rasti aktual dëshmon për një trend, i cili tejkalon suazat e Partisë Socialdemokrate. Se a quhen ata Klement, Metzger, Pauli apo Merz, politikanë këta të partive të ndryshme: gjithnjë e më shumë parti parapëlqejnë t'i mbajnë larg anëtarët e papërshtatshëm. Kështu në realitet nga përçarjet vuan Republika e Berlinit. As tek Partia Socialdemokrate, as tek Unioni Kristiandemokrat dhe as tek të gjelbëritë votuesit nuk dinë se nga po i shpie mushka. Një politikë e tillë nuk është e dëmshme vetëm për partitë por edhe për vetë demokracinë".

Edhe pse Klementit do t'i hiqet anëtarësia për shkelje të solidaritetit brendapartiak, ai mund ta apelojë vendimin në komisionin federal të arbitrazhit. Për këtë në 'Westfälicher Anzeiger' theksohet:


"Nëse partia vendos edhe në instancën e fundit për përjashtimin e Klementit atëherë do të krijohet përshtypja se socialdemokratët nuk mund të durojnë kritikat. Problemet e tilla janë simptomatike pasi që socialdemokratët kanë nevojë për personel drejtues. Lafonten është zhdukur majtas, tani Klement mund t'ia mbaj nga e djathta. Çfarë mbetet në fund për Partinë Socialdemokrate", pyet e përditshmja 'Westfälicher Anzeiger'.




  • Data 01.08.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EoKh
  • Data 01.08.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EoKh