1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Temat e qeverisë gjermane pas verës

Ende pa u kthyer mirë nga udhëtimi i pushimeve kancelaren e presin udhëtime të tjera, por kësaj here është fjala për shërbime.

Angela Merkel dhe Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë.

Angela Merkel dhe Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë.

Të hënën (16.08) në konferencën e shtypit zëdhënësi i ri qeveritar, Steffen Seibert, ish-moderatori i njohur i edicionit kryesor të lajmeve në ZDF, vuri në dukje, se konkretisht bëhet fjalë për udhëtime mbi energjinë atomike. Qëllimi i këtij turi dyditor gjatë gushtit do të jetë njohja me zonat e prodhuesve të rëndësishëm të energjisë si dhe me studiuesit në këtë fushë. Pikërëndesë në këtë drejtim është sektori i energjive të rigjenerueshme.

Qeveria do të merret me shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Qeveria do të merret me shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Debati për shërbimin ushtarak

Përveç diskutimit mbi afatin e ekzistencës së centraleve bërthamore, kabineti qeveritar pas pushmit të verës ka për të zgjidhur edhe çështje të tjera delikate si: taksat dhe shërbimi ushtarak: Ndryshe nga shumë politikanë të tjerë konservatorë, ministri i Mbrojtjes Karl Theodor zu Guttenberg e konsideron të mundshme heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërkohë që kancelarja, e cila ka kompetencën mbi direktivat është shprehur në vitin 2009 për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Merkel do të njihet me prodhuesit e energjisë

Merkel do të njihet me prodhuesit e energjisë

Qytetarët duhet të përfitojnë nga rritja ekonomike

Sa u përket taksave ka diskutime brenda koalicionit qeveritar të përbërë nga kristiandemokratët/kristiansocialët dhe liberalët. Ministri liberal i Ekonomisë Rainer Brüderle ka theksuar angazhimin e partisë së tij për lehtësimin e qytetarëve nga barra e tatimeve: "Ata që punojnë me zell në këtë vend, duhet të përfitojnë pjesën e tyre nga rritje ekonomike". Në tremujorin e dytë të 2010 rendimenti i ekonomisë është rritur me 2,2%. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Steffen Seiber i zbehu shpresat e liberalëve duke ritheksuar pozicionin e kancelares se: "Prioritet është konsolidimi i buxhetit."

Autor: Marsel Fürstenau/ Ajete Beqiraj

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora

  • Data 17.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Opd7
  • Data 17.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Opd7