1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Telefonata edhe sipër reve

Komisioni i BE-së dëshiron aktualisht të lehtësojë marrjen e thirrjeve telefonike private në avionë dhe ka propozuar një proces evropian për dhënien e lejes, proces që anashkalon ligjet kombëtare të vendeve anëtare

Avionë të Air France

Avionë të Air France

Propozimi që i bëhet vendeve anëtare nuk është i detyrueshëm, por ai pret të çojë në një bashkëpunim të thjeshtë.

Liria do të jetë ë pakufizuar edhe kur njeriu ndodhet sipër reve. Një lajm i mirë për njerëzit e biznensit, ose gazetarët që duan që të jenë gjithë kohën të arritshëm për telefonatat. Por lajm i keq për ata që : "Ndodhen në karriget e rradhës dhe duhet të degjojnë tërë kohës telefonatat e vazhdueshme. Të paktën teorikisht, sepse shoqëritë ajrore evropiane mund të instalojnë dhe ofrojnë shërbimin celular në bordin e avionëve. Ata nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë. Tregu do vendosi vetë," thuhet në Komisionin e BE-së. Ai dha të hënën më 7 prill dritën jeshile për harmonizimin në gjithë Bashkimin Evropian të një procesi të njëjtë për dhënien e lejes. Leja e dhënë në një nga vendet e BE-së do të jetë e vlefshme për të gjitha vendet.

Sipas ekspertëve evropiane siguria nuk përbën më problem. Telefonimi celular në bordin e avionëve ka qenë deri tani e ndaluar me argumentin se ato mund të shqetësojnë aparatet në kabinën drejtuese të avionit. Sepse telefoni celular më parë kërkonte të vendoste kontakt me stacionin tokësor, thotë zëdhënësi i BE-së Martin Selmayr. Dhe kjo çonte në interferenca me avionin: " 90 përqind e të gjithë telefonave celularë e ka këtë mundësi frekuence. Në lartësinë mbi 3000 metra do të jetë i mundshëm telefonimi: Nisja dhe ulja e avionit nuk preken. Disa linja ajrore i kanë provuar tashmë këto sisteme. Një shoqëri ajrore orientale ofron këtë shërbim për fluturimet midis Dubait dhe Casablankas. Edhe Air France francez dhe shoqëria portugeze ajrore TAP si dhe shoqëritë që ofrojnë fluturime të lira janë të interesuar për këtë. Ndërsa Lufthansa është skeptike. Një zëdhënës i Luftancës thotë se njerëzit nuk duan të shqetësohen kur janë në fluturim. Lufthansa dhe shoqëri të tjera ajrore duan të përqëndrohen në ofrimin e shërbimit të internetit.

Vendimet se si mund të ruhen më mirë nga zhurma pasagjerët që duan qetësi, këtë nuk mund ta vendosë Komisioni i BE-së. Por zëdhënësi Selmayr: "Pritet që të gjitha shoqëritë evropiane ajrore të ofrojnë këtë shërbim muajin tjetër. Edhe në Gjermani kjo është e mundur ligjërisht. Komisioni i BE-së ka paralajmëruar tashmë ofruesit e shoqërive telefonike celulare që të mos rrisin në stratosferë çmimet e telefonatave. Megjithatë ligji për kufizimin e kostove të telefonatave jashtë vendit, nuk do të vlejë sipas reve. Në rrethet e shoqërive ajrore thuhet se nuk përjashtohet mundësia që biletat e fluturimeve të shoqërive që lejojnë këtë shërbim në bord të rriten.

  • Data 07.04.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DdhP
  • Data 07.04.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DdhP