1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Tela me gjemba për të ndaluar refugjatët

Bullgaria ka ndërtuar një gardh në kufirin me Turqinë, për të ndaluar ardhjen e refugjatëve ilegalë. Numri i refugjatëve është ulur në mënyrë drastike, por edhe ata që arrijnë ta kalojnë nuk qendorjnë në Bullgari.

"Që kur u vu gardhi, nuk kalojnë më shumë vetë", tregon 33 vjeçarja Nikolinka Dimitrova, një e ashtuquajtur „punonjësie sigurie“ në Goljam Dervent, një fshat në kufirin bullgaro-turk. Detyra e saj është të njoftojë në numrin 112 nëse shikon diçka të pazakontë, fjala është për refugjatët ilegalë.

Që prej vitit të shkuar këtu vijnë njerëz me fytra të munduara dhe rroba të grisira e flasin një gjuhë që askush nuk e kupton këtu. Pjesa më e madhe e refugjatëve janë nga Siria, por ka edhe nga Afganistani dhe Iraku. Menjëherë sapo vijnë në fshat kryeplaku njofton policinë kufitare, pastaj kjo e fundit i regjsitron dhe i çon në pikat e grumbullimit të refugjatëve.

Tela me gjemba

Disa qindra metra larg fshatit ndodhet ‚gardhi‘. Kështu quhet nga banorët sistemi i sofistikuar i vëzhgimit me sensorë të ndryshëm. Sapo regjistorhet një lëvzije kamerat ndizen automatikisht. Gardhi është tre metra i lartë dhe rreth 30 kilometra i gjatë. Nga ana bullgare ai duket ‚normal‘, por nga ana turke në të gjithë lartësinë ai është i rrethar me tela me gjemba. Të jepet përshtypja se nuk mund të kalohet.

Pavarësisht kësaj ata e provojnë. "Po ka përpjekje, por deri tani nuk ka ia ka dalë njeri. Disa përpiqen me shkallë ose trungje pemësh, por ne i vëzhgojmë dhe reagojmë menjëherë“, thotë Stojan Stojanov, shefi i policisë kufitare në Elhovo. Ai është përgjegjës për 271 km kufi me turqinë. 12% e kësaj gjatësie është e rrethuar me gardh, çka i ka kushtuar 4,5 milon euro qeverisë bullgare. "Por ata e presin gardhin dhe duhet të riparohet vazhdimisht", thotë Nikolinka Dimitrova.

Ulet drastikisht numri i refugajtëve

20 minuta më tej ndodhet qyteti Elhovo. Banorët thonë se kanë parë njerëz që e kanë kaluar gardhin, por sipas të dhënave zyrtare deri tani asnjeri nuk i'a ka dalë të kalojë gardhin e ri. Sipas Stojanov gardhi nuk ka qëllim tw ndalojë ardhjen e refugjatëve, por të bëjë të mundur kontrollin e kufirit. Atje ata kontrollohen, regjistrohen dhe më pas çohen në një qendër grumbullimi refugjatësh. Që prej fillimit të vitit në Bullgari janë arrestuar 1728 refugajtë ilegalë. Në vitin 2013 gjithësej ishin 11500.

zum Thema: Bulgarien - Grenzzaun zur Türkei

Stojan Stojanov, shefi i policisë kufitare në Elhovo.

Bullgaria merr gjithnjë kritka në rang ndërkombëtar për shkak të gardhit. Ndërsa banorët lokalë bëjë ironi duke thënë se ai është ndërtuar vetëm për të harxhuar paratë e BE. Vendimi është marrë në nivlet e larta dhe policia duhet ta zbatonte. "Mua në të vërtetë nuk më pëlqen ky sistem", shprehet Komisar Stojanov.

Refugjatët duna të shkojnë në vendet perëndimore

Gardhi nis dhe përfundon në hiç. Por shpjegimi është i thjeshtë: janë 30 kilometra që kufiri turko bullgar është lidhur më mirë me infrastrukturë rrugore. Edhe qyteti turk Edirne nga vijnë refugjatët nuk është larg.

Sistemi i vëzhigimit ua ka bërë të vështirë punën trafikantëve të qenieve njerëzore. Sepse më parë ata thjesht i sillnin deri në kufi dhe i linin aty. "Vitin e shkuar kemi bërë 40 misione shpëtimi jete. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz që kanë humbur jetën, edhe pse ka patur bebe e fëmijë", kujton Stojanov. "Por pse përpiqen emigrantët të kalojnë gardhin?", pyesim ne. "Shumë e thjeshtë. Sipas rregullave të BE refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e BE ku kanë shkelur për herë të parë. Por ata nuk duan të qëndrojnë këtu, duan të shkojnë në Europën Perëndimore."

Banorët e fshatit Goljam Dervent dhe qytetit rrallë herë kanë kontakt me refugjatët. "Gjyshe Pena", një grua e vjetër nga Dervent, vitin e shkuar kishte ftuar refugjatë në shtëpinë e saj. Ajo u kishte përgatitur për të ngrënë dhe më pas kishte njofruar policinë kufitare. Se kush ishin dhe nga vinin ajo nuk e di. "Ata nuk mund t'i kuptosh. Ata heshtin dhe ne heshtim."