1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Teksti i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Çfarë nënshkruan kyeminsitrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq?

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar me inicialet e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq. Në tekstin e kësaj marrëveshjeje thuhet:

1. Do të ketë një Asociacion/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër, nëse pajtohen anëtaret aktuale.

2. Asociacioni/Bashkësia do të krijohet me statut. Shpërbërja mund të bëhet vetëm me vendimin e komunave anëtare. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3)

3. Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe do të ketë presidentin, zv/presidentin, kuvendi dhe këshillin.

4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre bashkërisht në krejt Asociaionin. Asociacioni/Bashkësa do të ketë mbikëqyrje/kontroll për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.

5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të tjera kompetenca që mund t'i delegohen nga pushteti qendror.

6. Asociacioni/Bashkësia duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në Këshillin konsultativ për komunitete. Për realizim parashikohet një funksion monitorues.

7. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t'i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.

8. Pjesëtarëve të strukturave të tjera të sigurisë serbe do t'iu ofrohet një që t'i bashkangjiten strukturave kosovare.

9. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.

10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formojë një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t'u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.

11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët, do të vendoset në Mitrovicën veriore, (Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve serbë të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.

12. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së, në koordinim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

13. Diskutimet për energji dhe telekomikacion do të intensifikohen dhe duhet të përfundohen para 15 qershorit.

14. Palët janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët që të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së.

15. Një komisioni i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së.