1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Teknologji e re për sigurimin e kufijve të BE-së

Projekti i fundit i BE për sigurimin e hapësirës Schengen me anë të teknologjisë së lartë mban titullin që tingëllon bukur "smart borders". Kritikuesit nga ana tjetër i cilësojnë planet si sistem të kontrollit të plotë.

I hapur dhe tërheqës: kështu parapëlqen të paraqitet në botë BE-ja. Për këtë arsye hyrja e shtetasve nga vende të treta duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe e rehatshme, thotë Komisarja e BE-së për çështjet e brendshme, suedezja Cecilia Malmström. Gjatë prezantimit të projektit "Smart-Borders" në emër të Komisionit Evropian ajo thekson dobinë për personat që udhëtojnë shpesh, për autoritetet kufitare në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe për ekonominë në hapësirën e BE-së.

Cecilia Malmstrom flet për kufijtë inteligjentë

Cecilia Malmstrom flet për kufijtë inteligjentë

"Sipas statistikave të mbledhura nga Enti Evropian i Statistikave EuroStat, shtetasit joevropianë i kanë sjellë ekonomisë në vitin 2011 një xhiro prej 271 miliardë eurosh. Për këtë arsye ne duhet t'ua bëjmë turistëve, afaristëve, studentëve dhe shkencëtarëve sa më të lehtë ardhjen në BE." Përveç kësaj, përballë progresit teknik te të ashtuquajturit smartphones dhe në teknikën e të dhënave digjitale nuk është më e kohës që gjatë kontrolleve kufitare të vihen ende vula me dorë në pasaporta, tha Malmström.

Projekt i përmasave të mëdha me kosto gjigante

Ndjekje trafikantësh në aeroport

Ndjekje trafikantësh në aeroport



Paketa "Smart-Borders" ka dy komponentë, të cilët do të jenë implementuar deri në 2017/18-n në të gjitha vendet e BE-së: Të ashtuquajturit "Registered Travellers Programme" (RTP) dhe "Entry-Exit System" (EES). Me këta duhet të pajisen gjithsej pothuajse 2.000 pika kufitare. Përveç këtyre, të gjitha aeroportet dhe portet ndërkombëtare. Kostot për këtë arrijnë të paktën 1,1 miliardë euro.

RTP-ja synon t'ua lehtësojë hyrjen dhe daljen shtetasve nga vende joevropiane, të cilët kanë shpesh punë në shtetet anëtare të BE-së. Ata mund të regjistrohen, të dhënat e tyre mund të shqyrtohen, dhe mund të marrin kundrejt një tarife njëfarë chip-i, me anë të të të cilit mund të hyjnë dhe të dalin nga vendi në sportele automatike, pa kontrolle të mëtejshme.

Ëndërr e keqe për mbrojtësit e të dhënave

EES-ja nga ana tjetër regjistron të dhënat biometrike të të gjithë shtetasve nga vende joanëtare të BE-së dhe se sa kohë lejohen të qëndrojnë ata në BE sipas vizës së tyre. Këto informacione EES-ja ua përcjell shteteve anëtare përkatëse. Kësisoj shmanget një qëndrim më i gjatë sesa ai i lejuari për shtetasit e vendeve të treta, të cilët hyjnë në mënyrë legale në BE. Të dhënat do të ruhen për gjashtë muaj (me përjashtim të rasteve të shtetasve nga vende joanëtare të BE-së, të cilët qëndrojnë më gjatë se afati i parashikuar). Të dhënat e tyre mund të ruhen për një kohë të pakufizuar. Pikërisht kundër programit EES po krijohet një rezistencë e fuqishme. Mendohet se në këtë mënyrë BE-ja kërkon të mbrohet kundër një fluksi tepër të lartë refugjatësh nga vende të Pranverës Arabe ose nga rajone të krizave.

Autor: