1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tejkalim i detyrës nga forcat e policisë së shtetit

Këshilli i Evropës i shqetësuar për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Shqipëri prej forcave të policisë.

default

Në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Reabilitimin e Viktimave të Dhunës dhe të Torturës, Këshilli Evropës, monitoroi situatën ku ndodhen të arrestuarit dhe të ndaluarit nga policia pas demostratës antiqeveritare të 21 janarit në Tiranë dhe konstatoi përdorim të dhunës policore. Adrian Kati, Drejtor Ekzekutiv i kësaj Qendre thotë për programin shqip të DW-së se përdoruesit e dhunës duhet të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Nëse do të kërkohet një rast flagrant i dhunës policore ndaj të arrestuarve në demostratën antiqeveritare të 21 janarit, ky është ai i Fiqiri Xibrit. Kryetar i sindikatëssë minatorëve. Adrian Kati , Drejtor i Qëndrës Shqiptare për Reabilitimin e Viktimave të Dhunës dhe Torturës, një strukturë kjo e shoqërisë civile përshkruan situatën e të arrestuarit. "Ishte situatë tërësisht e papranueshme që Z. Ibri, me një plagë të rëndë në kokë, të marrë nga të shtënat e gardistëve, të mbahej me pranga, në spitalin e burgut. Qendra jonë do ta ndjekë situatën për të gjetur të vërtetën lidhur me ata që ushtruan dhunë ndaj tij. Por ka edhe shumë raste të tjera." thotë Z. Kati.

Albanien Adrian Kati Folter

Adrian Kati, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Reabilitimin e Viktimave të Dhunës dhe të Torturës

Tejkalim i detyrës nga forcat e policisë së shtetit

Nisur nga këto raste ekspertja ligjore në Qendrën për Reabilitimin e Viktimave të Dhunës dhe të Torturës, Erinda Bllaca, thotë se është shkelur rëndë ligji edhe Kushtetuta e Shqipërisë lidhur me të drejtat themelore të njeriut: "Kemi tejkalim të detyrës lidhur me të drejtën e jetës. Kemi katër vrasje të vërtetuara dhe të pakontestueshme. Dhuna pas përfundimit të demostratës është e pajustifikueshme. Janë rrahur demostrues, gra, burra, fëmijë, njerëz që u ndodhën atje rastësisht", thotë Erinda Bllaca.

Komisariatet e policisë të mbylluta për t'u monitoruar nga shoqëria civile

Këto të dhëna u përftuan nga intervistimi i 35 të ndaluarve dhe të burgosurve në burgun 302 dhe 313 të Tiranës në prani edhe të delegacionit nga Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës. Burime nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Institucioni i Avokatit të Popullit pohojnë të njëjtën gjë lidhur me situatën e të drejtave të njeriut.

"Situata e të drejtave të njeriut pas ngjarjeve dramatike të 21 janarit tregon se ka shumë nevojë për pëmirësim të performancës së institucioneve, ku besojnë njerëzit e thjeshtë. E kam fjalën për policinë. Mendoj se ka ardhur momenti për një lobim të fuqishëm të shoqërisë civile për hapjen e komisariateve të policisë për t'u monitoruar nga shoqëria civile. Këto komisariate janë të mbyllura dhe nuk mund të monitorohet gjendja e të ndaluarve pa marrë leje dhe pa lajmëruar, si ndodh në strukturat e burgjeve.", thotë eskspertja ligjore Erinda Bllaca.

Albanien Erinda Bllaca Folter

Erinda Bllaca, eksperte ligjore në Qendrën për Reabilitimin e Viktimave të Dhunës dhe të Torturës

Pse institucionet demokratike shkelën të drejtat e njeriut?

Situata e rëndë e shkeljes së të drejtave të njeriut sipas drejtorit të Qendrës Shqiptare të Reabilitimit të Viktimave të Dhunës dhe të Torturës ka aresyet e veta: Në krye të tyre qëndron trashëgimia e një mentaliteti jo demokratik, të ardhur nga kohët e diktaturës komuniste. "Në Shqipëri nuk u arrit të bëhet gjykimi i krimeve të diktaturës komuniste. Dhe brenda institucioneve demokratike të sotme ka ende njerëz që kanë një mentalitet post-komunist. Por tani ka ardhur koha që nëse kërkojmë demokraci funksionale për të gjithë, institucione shtetërore të vëna në shërbim të të gjithëve duhet që ushtruesit e dhunës të ndëshkohen sipas ligjeve të së drejtës ndërkombëtare, legjislacionit dhe Kushtetutës shqiptare." thotë Adrian Kati.

Zbardhja e ngjarjeve në demostratën antiqeveritare të 21 janarit përbën një prioritet të drejtësisë dhe ka një mbështetje të fuqishme të BE-së, të Këshillit të Evropës dhe në përgjithësi të faktorit ndërkombëtar.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 22.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10M1H
  • Data 22.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10M1H