1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Teherani synon të prodhojë bombën atomike

Agjensia ndërkombëtare për energjinë atomike(IAEA) ka publikuar të enjten një raport për programin atomik iranian. Sipas tij bashkëpunimi ka sjellë rezultate, por tërësisht të kënaqshme ato nuk janë.

Pjesë nga impianti atomik Boushehr, Iran

Pjesë nga impianti atomik Boushehr, Iran

Çështjet e rëndësishme mbeten ende të hapura dhe udhëheqja në Teheran vazhdon të hezitojë ta ndërpresë pasurimin e uraniumit. Qeveria amerikane në reagimin e saj të parë kritikoi si të pamjaftueshëm bashkëpunimin e Teheranit me agjensinë bërthamore. Në të njëjtën kohë ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad, kërkoi në Nju Jork sanksione më të ashpra kundër Iranit. Ai akuzoi Teheranin, se kërkon ta shfrytëzojë për qëllime ushtarake programin e saj nuklear.

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad 14 nëntor, 2007

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad 14 nëntor, 2007

"Eshtë e qartë, se Irani nuk bashkëpunon krejtësisht."

...tha ambasadori amerikan Zalmay Khalilzad. Pas raportit të IAEA-së për të është e qartë, se Irani nuk bashkëpunon mjaftueshëm me agjensinë berthamore, kështu që nuk e ka plotësuar rezolutën. Prandaj Khalilzad do të kërkojë, që Këshilli i Sigurimit të vendosë sanksione të reja më të ashpra kundër Iranit. Sidomos sepse udhëheqja në Teheran megjithë vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk e ka ndërprerë ende pasurimin e uraniumit.

Pak luajti rol fakti, që gazetarët ia kujtuan ambasadorit amerikan në OKB, se marrëveshja për ndalimin e armëve bërthamore lejon shfrytëzimin e energjisë atomike për qëllime paqësore duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumit dhe që agjensia ndërkombëtare për energjinë atomike i ka njohur Iranit rezultatet në bashkëpunimin me të. Khalilzad kërkon mundësisht shpejt një rezolutë për Iranin nën kapitullin shtatë të kartës së OKB-së, që lejon në fund edhe përdorimin e armëve atomike.

Gra iraniane demostrojnë në mbështetje të programit atomik iranian

Gra iraniane demostrojnë në mbështetje të programit atomik iranian

"Supozojnë ende, se Teherani synon të prodhojë bombën atomike"

SHBA citojmë: "supozojnë ende, se Teherani synon të prodhojë bombën atomike." Për Khalilzadin kjo temë është sfida më e madhe për forumin më të lartë të OKB-së. Dhe këtë ai e argumenton në këtë mënyrë. "Meqenëse Irani kërkon të ketë supremaci, meqenëse Irani ka lidhje me organizatat terroriste. Meqenëse Irani mbështet kryengritësit në Irak dhe në Afganistan dhe për shkak të retorikës së udhëheqësve iranianë."

Me një insistim të pazakontë diplomati amerikan paralajmëroi edhe fuqinë me të drejtë vetoje Kinën nga një qëndrim refuzues në KS.
"Unë nuk besoj se Kina do të pengojë një zgjidhje efektive diplomatike. Vetëm një rezolutë e fortë me masa të reja dhe shumë të forta ndëshkimi i jep diplomacisë shans për sukses. Kina nuk mund të marrë mbi supe dështimin e diplomacisë."

Negociatori iranian në krizën atomike Javad duke folur para IAEA-së

Negociatori iranian në krizën atomike Javad duke folur para IAEA-së

Ekziston vetëm obsioni ushtarak

Të njëjtin paralajmërim dërgoi zëri i Uashingtonit në Nju Jork edhe në Moskë. Pas dështimit të diplomacisë për qeverinë e Bushit, sipas pohimeve të mëparshme, ekziston vetëm opcioni ushtarak.
Sanksione të reja ekonomike mund të prekin në rradhë të parë partnerin më të madh tregtar të Iranit, dhe kjo është Gjermania. Kështu ka propozime, që të ndalohet importi i makinerive, të ndalohen sigurimet si Hermes dhe të zgjerohen kufizimet e udhëtimeve.
Teherani vetë pas raportit të IAEA-së nuk sheh më asnjë bazë për reagime të tjera nga KS.

  • Data 16.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CI8N
  • Data 16.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CI8N