1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Targat serbe në Kosovë

Sipas medieve kosovare është arritur një marrëveshje midis Serbisë, institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë së Kosovës.

default

Rruge, Kosovë

Në të ardhmen sipas marrëveshjes, qeveria e Serbisë nuk do të lëshojë më targa të veçanta për makinat e serbëve-kosovarë, e as policia e Kosovës nuk do të konfiskojë targat e reja, që janë lëshuar në veri të Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Por këshilltari politik i ministrit të Brendshëm kosovar, Fisnik Rexhepi thotë për DW-në se autoritetet kosovare në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë qarkullimin e këtyre targave në territorin e Republikës së Kosovës: "Në fakt ne mund të konfirmojmë që nuk ka një marrëveshje të shkruar dhe të zyrtarizuar për këtë problematikë. Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës ka marrë vendim dhe e ka urdhëruar policinë e Kosovës për konfiskimin e targave të reja të Republikës së Serbisë që përmbajnë inicialet e shtatë regjioneve të Republikës së Kosovës. Ne e kemi konsideruar se kjo përbën shkelje të sovranitetit dhe legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si e tillë ka qenë e papranueshme. Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e disa targave dhe të njëjta raste i ka proceduar për kundërvajtje në gjykatat kompetente. Ndërkohë ka pasur një angazhim të faktorit ndërkombëtar për të lehtësuar komunikimin dhe për të ardhur deri tek një zgjidhje. Ne e kemi bërë të qartë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë qarkullimin e këtyre targave në territorin e Republikës së Kosovës dhe kemi kërkuar që qytetarët e komunitetit serb të mos bien pre e politikës ditore në Beograd dhe të pajisen me këto targa sepse do të kenë probleme me organet e zbatimit të ligjit në vend. Edhe ato 168 targa nuk do të lejohen të qarkullojnë në Kosovë", thotë Rexhepi.

Fisnik Rexhepi, Politischer Berater der Innenminister in Kosovo

Fisnik Rexhepi, këshilltari politik i ministrit të Brendshëm kosovar

Ndërkaq një prej përfaqësuesëve të serbëve të Kosovës, Rangjel Nojkic tha për Deutsche Wellen se prej vendimeve të tilla pësojnë kryesisht serbët e Kosovës prandaj për këtë arsye është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi ta zgjidhin këtë problem në mënyrë reciproke dhe të duhur:

„Unë nuk insistoj që të pranohen vetëm targat serbe në hapësirat e Kosovës dhe Metohisë por që të gjendet një mënyrë dhe mundësi që edhe targat kosovare të mund të përdoren në hapësirat e Serbisë“.

Në mënyrë që nga vendimi i ministrisë së Brendshme të mos pësojnë qytetarët serbë të Kosovës autoritetet kosovare kanë ofruar një zgjidhje alternative, sqaron Fisnik Rexhepi: "Ne kemi biseduar edhe me faktorin ndërkombëtar në vend dhe kemi bërë të qartë që për të anuluar vendimin e ministrit apo për të ndërprerë konfiskimin e këtyre targave janë dy kushte: i pari që autoritetet në Serbi zyrtarisht të njoftojnë faktorin ndërkombëtar që e kanë ndërprerë lëshimin e këtyre targave dhe i dyti të na dërgojnë listën e 168 automjeteve që ndërkohë janë pajisur me këto targa. Kjo nuk do të thotë që në territorin e Republikës së Kosovës do të lejohet qarkullimi i tyre. Ne kemi ofruar një zgjidhje alternative që për këto automjete të përdoren targat e përkohshme të Republikës së Kosovës dhe ne tashmë i kemi pajisur me targa të këtij lloji të gjitha pikat kufitare."

Ndërkohë është pezulluar edhe masa e suspendimit ndaj komandantit të policisë në Zveçan, Nenad Gjuriq i cili qe suspenduar me urdhët të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës për shkak të mosrespektimit të urdhërave të ministrisë së Brendshme. Gjuriqi ishte suspenduar sepse ka refuzuar të respektojë urdhërin për konfiskimin e tabelave të reja të lëshuara nga Serbia, të cilat mbajnë inicalet e shtatë rajoneve të Kosovës. Fisnik Rexhepi sqaron se: "Ndërkohë zoti Gjuriq përmes një letre ka kërkuar falje për këtë shkelje dhe ka siguruar eprorët e tij përkatësisht zinxhirin komandues të policisë së Kosovës, se do të zbatojë ligjin dhe vendimet të cilat mirren nga policia e Kosovës përkatësisht autoritetet në Prishtinë. Si rezultat i kësaj drejtori i përgjithshëm i PK-së ka marrë vendim që zotit Gjuriq t'i jipet edhe një rast."

Straße in Pristina, Kosovo

Rrugë, Kosovë

Nga ana tjetër përfaqësuesi politik i serbëve të Kosovës Rangjel Nojkiq thotë se vendimi i qeverisë së Kosovës ka qenë i nxituar për disa arsye: „Kjo është qeveri në tërheqje dhe praktikisht nuk është dashur të marrë përsipër përgjegjësi në momentin kur bisedohet për formimin e qeverisë së re dhe koalicionet e mundshme, sidomos insistimet që në këto koalicione të jenë të përfaqësuar edhe serbët dhe njëkohësisht mirren vendime të tilla pa u konsultuar me askend…“, thotë Nojkiq.

Megjithatë sipas Fisnik Rexhepit vendimi nuk ka qenë i nxituar pasi çështja e targave është ndërhyrje e drejtpërdrejt në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës: "Ne i konsiderojmë targat e reja të Republikës së Serbisë me inicialet e qyteteve të Republikës së Kosovës si ilegale dhe për këtë qëllim ne kemi marrë veprime të cilat janë bërë të njohura për opinionin. Republika e Kosovës edhe më herët ka treguar gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim rajonal dhe lëvizje të lirë të shtetasve bredna hapësirës së Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Ne i njohim targat e Republikës së Serbisë, për ne nuk parasein problem targat me qytete të Republikës së Serbisë, problem janë targat me inicialet e qyteteve të Republikës së Kosovës sepse është ndërhyrje e drejtpërdrejt në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës. Ne presim që në dialogun e ardhshëm që do të zhvillohet mes dyja vendeve të bosedojmë për njohje reciproke të targave. Aktualisht en i njohim targat e Serbisë ndërkohë që ata ende nuk njohin targat e Kosovës, as ato që kanë qenë të lëshuara nga administrata e UNMIK-ut dhe as këto që lëshohen nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ne do t'i japim një shans dialogut që çështja e njohjes reciproke të zgjidhet përmes dialogut por nëqoftëse nuk ka vullnet dhe gatishmëri prej autoriteteve në Serbi që të njohin targat e Republikës së Kosovës atëherë ne si shtet i pavarur dhe sovran do të zbatojmë edhe masat e reciprocitetit."

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 22.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/100uG
  • Data 22.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/100uG