1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Talebanët sulmojnë Pallatin Presidencial

Në qendër të kryeqytetit afgan Kabul të martën në mëngjes ka pasur luftime të ashpra. Sipas policisë, kryengritësit e armatosur kanë sulmuar Pallatin Presidencial, Ministrinë e Mbrojtjes dhe zyrën e CIA-s.

Pamje nga Kabuli, 25.06.2013

Pamje nga Kabuli, 25.06.2013

"Sulmi ndodhi në hyrjen pranë Ministrisë së Mbrojtjes", tha një zëdhënës i policisë. Gjatë përleshjeve me armë që zgjatën rreth 90 minuta u vranë të gjithë sulmuesit, tha shefi i policisë së Kabulit. Në një komunikatë thuhet më tej: "Katër kryengritës me letërnjoftime të falsifikuara u identifikuan dhe u vranë nga forcat e sigurisë para se ata të mund të arrijnë destinacionin e tyre." Shefi i policisë nuk dha hollësi të tjera.

Talebanët radikal-islamik morën menjëherë përsipër përgjegjësinë për sulmin. "Një grup i madh sulmuesish kishte në shënjestër në radhë të parë zyrën e CIA-s por edhe Pallatin Presidencial dhe Ministrisë e Mbrojtjes që ndodhet aty pranë", tha zëdhënësi i talebanëve Muxhahid Sabihullah. Sulmi është drejtuar nga disa atentator kamikaz, sqaroi Sabinullah. Përveç kësaj, talebanët pretendojnë se gjatë sulmit është vrarë një numër i ushtarëve të huaj dhe afganë.

Gazetarët ishin duke pritur Karzain

Pamje nga Kabuli, 25.06.2013

Pamje nga Kabuli, 25.06.2013

Rreth orës 06:30 të mëngjesit shpërthimet ndodhën kryesisht në Pallatin Presidencial. Shpërthime të tjera janë regjistruar edhe në zyrën e Shërbimit të Fshehtë amerikan CIA, në shtabin qendror të Trupave Ndërkombëtare Mbrojtëse ISAF dhe në përfaqësinë e OKB-së, njoftoi një radio lokale. Dëshmitarët okularë raportuan deri në 16 shpërthime. Qendra e qytetit pastaj u mbulua nga tymi.

Në fillim ishte e paqartë nëse presidenti afgan Hamid Karzai ndodhej në pallat në kohën e sulmit. Në momentin e sulmit gazetarët ishin duke pritur në ndërtesën e armatosur rëndë për Karzain, i cili kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp.